“Shqipëria u lutet tifozëve të mos
përdorin më dronë përballë Serbisë”

“Shqipëria u lutet tifozëve të mos<br />përdorin më dronë përballë Serbisë”
Ndeshja Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet më 8 tetor në Elbasan Arena ka tërhequr vëmendjen e rrjetit prestigjioz amerikan “FOX” duke u nisur nga ndeshja e parë e ndërprerë në Beograd për shkak të dhunës.
 
Artikulli i rrjetit prestigjioz hapet me titullin “Shqipëria u lutet tifozëve të mos përdorin dronë ndaj Serbisë”.
 
Duke cituar zëdhënësin e FSHF, Tritan Kokona, “FOX” shkruan se “Në gatishmëri për të siguruar rendin, sigurinë dhe shmangur cdo incidentet do të jenë të angazhuar më shumë se 1 mijë efektivë policie.
 
Biletat e ndeshjes do të jenë të personalizuara, teksa do të mbajnë emrin e çdo personi, do verifikohen me karta identiteti dhe një mesazh të printuar ku thuhet:
 
“Ne dimë si të luftojmë për fitore, por duhet të tregojmë edhe shpirt qytetarie dhe të respektojmë ekipin mik”.
 
Gjithçka bëhet për të shmangur atë që ndodhi në Serbi, ku u dhunuan lojtarët shqiptarë pas dronit me flamurin e Shqipërisë së madhe, teksa këtë herë në Elbasan do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Vuçiç”theksohet në artikull.
 
Shqipëria e mori ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 duke siguruar tashmë “Play-Off”-in në grup dhe duke luftuar tashmë për kualifikim direkt.

droni
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim