Bota e lajmeve që nga lufta për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e papaguara dhe të paguara, për gjithcka dhe të gjithë, ka shkaktuar pasoja. Ku ne skenar thuhet se “një gjë e vogël” pastaj është harruar dhe me të drejtë në këtë furtunë, informacioni, dhe pastaj njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditëshme të tij. Komedia provokon për vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri.
Për luftën e përditëshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë. Hero i paemër ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë do t’i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë. Dhe ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzetekatër vite që zhvillohet në vendin tonë. Do t’ia dalë mbanë...?
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)