Është shtyrë përsëri gjyqi ndaj Emiliano Shullazit. Shtyrja e procesit gjyqësorë ka ndodhur për shkak të mungesës së njërit nga gjyqtarëve, Luan Hasneziri.

Në këtë seancë do të dëshmonte edhe biznesmeni  e dëshmitari i mbrojtur, Ylli Beqaj, i cili do të pyetej nga trupa gjykuese.

Beqaj ishte i pranishëm si dëshmitarë edhe në seancën e kaluar gjyqësore ku u pyet nga prokurorët avokatët dhe vetë Emiliano Shullazi, me të cilin kaloi edhe në debat e fyerje, kur gjykata e prokurorët  u larguan nga salla e gjyqit.

Seanca e radhës do të mbahet me 4 korrik në orën 11:00.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com