TIRANE-ReportTv zbardh skemën e grabitjes së kasafortës së biznesit të argjendarisë 2 ditë më parë në Tiranë, ndërsa operacioni i policisë për kapjen e autorëve ka zgjatur 6 orë.
Në këtë grabitje sipas hetimeve autori kryesorë ka qenë Eduart Ngota, i ardhur nga Italia në Tiranë më 14 Gusht.
Sapo ka mbërritur në Tiranë Ngota ka vënë në jetë planin e grabitjes duke thirrur në ndihmë dhe dy të njohurit e tij mes tyre Zenel Dama dhe shtetasin në kërkim R.B.
Nga hetimet, autorëve u janë sekuestruar tre ora, tre byzylykë floriri, një varëse, një makinë dhe sasia prej 9500 euro, të cilat nuk kanë mundur t’i prishin.
Për policinë e Tiranës Ngota është person i njohur pasi nga Italia kanë mbërritur të dhënat se ai ka qenë i dënuar për grabitje dhe dy herë të tjera.

Eduart Ngota dhe Zenel Dama
Grupi u informua nga pastruesja për kasafortën
Hetimet e komisariatit numër 4 dhe sektorit të krimeve kanë zbuluar se grupi kriminal i tre grabitësve ishte informuar nga pastruesja e biznesit për sendet që ndodheshin në kasafortë dhe vendndodhjen e saj.
Pas skicës së vendndodhjes së kasafortës ata e kanë pasur më të lehtë për të ndërhyrë e realizuar vjedhjen orët e para të mëngjesit të 15 gushtit.
Në cilësinë e provës material grupit të drejtuar nga Ngota i janë sekuestruar dhe disa pajisje që kanë shërbyer për hapjen e kasafortës ku biznesmeni kishte vendosur orët me vlerë dhe 9500 euro.

Eurot dhe bizhuteritë e vjedhura nga Ngota dhe Dama
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO