“Smart classroom”, Rama: Shtresat
sociale, jo më ndarje mes fëmijëve

“Smart classroom”, Rama: Shtresat<br />sociale, jo më ndarje mes fëmijëve
TIRANE- Ndryshimet në sistemin arsimor dhe në mësimdhënie synojnë t’i japin fund diferencimeve mes nxënësve për shkak të gjendjes sociale. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë promovimit të “Smart Classroom” në shkollën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet. Dixhitalizimi i sistemit të vendosjes së notave apo mungesave do të bëjë që nxënësit të jenë më të monitoruar si nga mësuesit, ashtu edhe nga prindërit. Sipas kreut të qeverisë, kjo risi në shkolla do të ndihmojë në rindërtimin e marrëdhënies së shkatërruar mes shkollës dhe familjes, në mënyrë që prindërit dhe mësuesit të bëhen partnerë dhe aleatë mes tyre për mbarëvajtjen e nxënësve.

Fjala e plotë e Ramës në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”
 
“Kjo është një stinë e re për arsimin në Shqipëri. Duhet të shmangim ndarjet mes fëmijëve për shkak të kategorive sociale, do të ofrohen mundësi të barabarta për fëmijët me mundësi të ndryshme ekonomike. Do të krijohet një marrëdhënie e re mes familjes dhe shkollës.
 
Risia që sot prezantohen në një shkollë të vetme të Shqipërisë, do të ndihmojnë në rindërtimin e marrëdhënies së shkatërruar mes shkollës dhe familjes, dhe prindërit dhe mësuesit të bëhen partnerë dhe aleatë mes tyre për mbarëvajtjen e nxënësve.

Kostoja që do të paguani nuk është e vogël, pasi ju nxënësit do jeni të kontrolluar gjithë kohës. Por siguria që ju jep ky sistem është shumë më i mirë dhe efikas”, tha kryeministri Rama.

SISTEMI DIXHITAL NE SHKOLLA LEJON PRINDERIT TE SHIKOJNE NOTAT DHE MUNGESAT E FEMIJES

Futja e sistemit dixhital në shkolla, ka qenë një nga premtimet elektorale të partia socialiste kishte gjatë fushatës zgjedhore. Ky projekt është risi për Shqipërinë, dhe ju lejon prindërve dhe mësueve, që të monitorojnë në mënyrë direkt dhe kohë reale, ecurinë në shkollë të një nxënësi, si në aspektin e vlerësimin dhe të frekuetimit . Për herë të parë dixhitalizimi në shkolla edhe aplikuar ne SHBA, dhe më tej në vendet skandinave dhe të europës përëndimore.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç