Anija hapësinore “Soyuz”, e cila ka në bord dy rus dhe një amerikan është nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ku tre astronautët pritet të kalojnë pesë muaj në orbitë.

Sipas folësit në qendrën e kontrollit “Korolyov” të misionit Rus, anija u ngrit brenda kohës së parashikuar nga strukturat hapësinore në Baikonur në Kazakistan.

Nisja e anijes “Soyuz” është lëshuar tetë ditë me vonesë si pasojë e një problemi të pajisjeve.
Një ndër personat që po udhëtojnë me anijen është edhe astronauti amerikan Kevin Ford i cili po zhvillon udhëtimin e tij të dytë në hapësirë, ndërsa kozmonautët rus Oleg Novitsky dhe Jevgeni Tarletan janë në misionin e tyre të parë.

Treshja do të bashkohet me anëtarët e ekuipazhit aktual të ISS, Yuri Malenchenko i Rusisë, Sunita Williams i Shteteve të Bashkuara dhe Akihiko Hoshide e Japonisë, të cilët do të kthehen në Tokë në 12 nëntor.

(ed.ka/Shqiptarja.com)