“Spastrimi”, Serbia blen 350 shtëpi
nga shqiptartët në veri të Kosovës

“Spastrimi”, Serbia blen 350 shtëpi<br />nga shqiptartët në veri të Kosovës
Mbi 350 shtëpi dhe shumë banesa të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës Qeveria e Serbisë i ka blerë duke ofruar shuma marramendëse.

Më së shumti shtëpitë , shqiptarët i kanë shitur në “Lagjen e Boshnjakëve” mbi 120, por numër të madh të shtëpive të shqiptarëve qeveria serbe i ka blerë edhe në lagjet tjera veriore me shuma marramendëse.

Shqiptarët e veriut thonë se janë shitur mbi 60 për qind e pronave të tyre në mesin e të cilave edhe banesa, të cilat paraprakisht janë uzurpuar nga serbët.

Në këtë mënyrë, duke blerë shtëpitë e shqiptarëve Serbia bën spastrimin etnik në veri të Mitrovicës, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas shqiptarëve të veriut, pronat e tyre po shiten me ndërmjetësimin e “matrapazëve dhe të avokatëve”, ndërkohë që trendin e shitjes së pronave të shqiptarëve në veri nuk mund ta ndalë askush, madje nuk ka as përpjekje për një gjë të tillë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste