“Standard & Poor’s” ul
vlerësimin për financat

“Standard & Poor’s” ul<br />vlerësimin për financat
TIRANE- Pas publikimit të analizës së kompanisë finaciare “Moody’s” për financat e Shqiperisë, vjen analiza e një tjetër kompanie të njohur finaciare “Standard & Poor”.  Kompania finaciare i ulur notën financave të Shqipërisë nga “B+” në “B”. Sipas “S&P”, Shqipëria pritet të ketë një borxh publik më të lartë se 60% të PBB gjatë periudhës 2013-2016 për shkak të zgjerimit të konsiderueshëm të deficitit të borxhetor dhe njohjen e detyrimeve të prapambatura. Kompania financiare e parashikon të vështirë menaxhimin e borxhit nëse nuk merret ndihmë financiare nga huadhënës zyrtarë. Për më tepër parashikimi negativ që “S&P” ka për të ardhmen e finacave të Shqipërisë jep shkas që mundësia, që kjo kompani të ulë përsëri vlerësimin e saj, të jetë 1 në 3.
 
Zgjedhjet
Në analizën e “S&P” theksohet se rritja më e madhe e deficitit është e lidhur me  vendimet e qeverisë përpara zgjedhjeve. Deri në zgjedhjet e qershorit 2013, qeveria rriti shpenzimet, nga të cilat ato për personelin u rritën me 3%, dhe mblodhi më pak taksa. Për sa u përket mbledhjes së taksave, sipas “S&P” pati një ulje prej 8%. 
 
Parashikimet
“S&P” parashikon që deficiti buxhetor të rritet në 6.5% të PBB-së në vitin 2013 nga 3.5% të PBB-së që ishte në vitin 2012. Këtë gjë kompania e bazon mbi rritjen ekonomike më të dobët se sa parashikohej dhe, mbi të gjitha, bazuar mbi njohjen nga qeveria e detyrimeve te papaguara që deri më tani parashikohen të jenë 4% e PPB-së së vendit tonë. Nga detyrimet e papaguara, 30% e tyre e kanë të bëjnë më tatime të parimbursuara, ndërsa pjesa tjetër janë fatura të papaguara që lidhen me punime në infrastrukturë, kryesisht rrugë. “S&P” nënvizon se pagimi i këtyre detyrimeve është një prioritet për qeverinë dhe për këtë mund të krijohet një skemë zyrtare.
 
Qeveria
Kompania finaciare “S&P” ka theksuar në analizën e saj se pritet që qeveria e koalicionit të majtë të vazhdojë reformat zgjedhore, të drejtësisë, ato parlamentare dhe administrative. Sipas “S&P”, këto reforma do të plotësonin kushtet që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në BE, në fund të këtij vitit apo në fillim të vitit 2014.
 
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë