Por, të ushqyerit e shëndetshëm nuk kërkon as kohë të tepër dhe as shumë mund pasi çdokush prej nesh duhet të bëjë përzgjedhjen e duhur të ushqimeve të papërpunuara apo bio.
(Në foto: Zonja Tefta, Jonida Çepani dhe Eneida Xhelili)
Këtë ndërgjegjësim e solli juristja Jonida Çepani me dy receta shumë të thjeshta me “superushqimet” në këndin e kuzhinës së emisionit më të ndjekur nga amvisat në A1 Report “Rreze Dielli”. Rubrikës “Të gatuajmë me zonjën Tefta” iu shtua dhe Jonida në profesion avokate por me shpirt instruktore Yoge, kërcimtare tango-je dhe administratore sot e një prej hoteleve më të mira në Tiranë.
(Në foto: Përbërësit e recetës së parë "Speca të mbushur me mel")
Me shije dhe pasion Jonida në kuzhinë foli për 'superushqimet" dhe për mënyrën se çfarë duhet të konsumojmë që të jemi sa më të shëndetshëm në një trup perfekt dhe mendje të shëndoshë.
Sipas Jonidës, “superushqimi” është një term modern që përmbledh një sërë ushqimesh të shëndetshme për organizmin të cilat janë 100 përqind të natyrshëm dhe kanë në përbërjen e tyre shumë antioksidantë, hekur, minerale dhe omega 3.
Në këtë puntatë të emisionin “Rreze Dielli” në kuzhinë Jonida Çepani gjatë procesit të punës së dy recetave të saj të shëndetshme përcolli dhe shumë këshilla për "superushqimet".
(Në foto: Jonida Çepani, flet për superushqimet )
“Njerëzit duhet të marrin të gjitha vitaminat duke ngrënë shëndetshëm. Në qoftë se ne ushqehemi për një periudhë të gjatë me ushqime të shëndetshme dhe bio ne do të kemi mundësi të biem dhe nga pesha. Rënia nga pesha realizohet në mënyrë të shëndetshme dhe natyrale. Gjithashtu një tjetër benefit i të ushqyerit shëndetshëm është dhe përqëndrimi në punë. Kequshqyerja sjell shpërqëndrim dhe ndjesinë e urisë gjatë gjithë kohës”, u shpreh Çepani.
(Në foto: Zonja Tefta, Jonida Çepani)
Moto e Jonidës për jetën e shëndetshme është “Mos vdesim për të ngrënë por të hamë shëndetshëm”. Në këtë mënyrë ne duhet të zgjedhim ato ushqime për familjen tonë të cilat i njohim për vlerat ushqyese që kanë.
Dy ishin recetat që Jonida Çepani bashkë me zonjën Tefta përgatitën shumë thjeshtë në kuzhinë.
(Në foto: Zonja Tefta, Jonida Çepani dhe Eneida Xhelili)
Receta e parë: Speca të mbushura me mel
Speca të gjerbër 4 copë
Meli 1 filxhanë
Ujë
Vaj ulliri 2 l gjelle
Qepë të kuqe 1 kokërr
Kërpudha 1 filxhan
Domate 400 gr
Pure domate
Hudhër
Kërpudha
Verë e badhë
Kripë
Piper
Erëza ekzotike
Në këtë recetë Jonida shpjegoi dhe një produkt shumë të rëndësishëm siç është meli, i cili zëvendëson orizin.
Meli është një drithër që nuk ka glutenë, e cila ndihmon organizmin e personave alergjik ndaj glutenit, diabetikët dhe personat që duan të bien në peshë.
Meli ka një përqindje të madhe silici që shërben për estetikën e trupit tonë të lëkurës, flokëve por edhe të thonjve.
(Në foto: Produkti i melit)
50 gr mel në ditë përmbush të gjithë nevojën e njeriut për hekur. Shumë thjeshtë u përgatit dhe receta e dytë, e cila ishte supë e ftohtë me shalqi, Gazpaço. E veçanta e përgatitjes së kësaj supe të ftohtë është se të gjitha produktet e recetës përzihen në mikser pa u gatuar.
Theksi u vendos edhe në mënyrën e gatimit pasi ka shumë rëndësi në ruajtjen e vlerave ushqyese të frutave dhe perimeve. Zierja e tyre ndikon negativisht në humbjen e vitaminave.
(Në foto: Përgatitja dhe përbërësit e supës së ftohtë "Gazpaço")
(Në foto: Përgatitja dhe përbërësit e supës së ftohtë "Gazpaço")
Receta e dytë: Gazpaço (Supë e ftohtë)
Domate 2 kg
Hudhër 5 thelpi
Seleno
Qepë 1 kokërr
Shalqi 400 gr
Bukë 4 feta (me farë)
Pure domate 150 gr
Borzilok 15 gr
Uthull rrushi 2 l supe
Vaj ulliri 200 ml
Kripë
Piper i zi
(Në foto: Receta e dytë supa e ftohtë "Gazpaço")
Kruton (bukë e skuqur)
Vaj ulliri 3 l supe
Uthull 1,1/ 2 l supe
Në përgjithësi në gatimet me superushqime përdoren yndyra të tilla si vaj ulliri dhe vaj arrë kokosi ekstra e virgjër.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)