“Suus” mbi 200.000 klikime në YouTube

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë “Suus” duket se po ecën mjaft mirë vetëm tre javë përpara fillimit të Eurosong.Ajo ka marrë mbi 200.000 klikime në adresën zyrtare të Eurovision.tv në YouTube. “Në kuadër të përpjekjeve për një promovim sa më të gjerë të këngës, ekipi i ‘Suus’ do të udhëtojë nëpër disa vende pjesëmarrëse në Eurosong.

Në këtë kontekst, tashmë faza e parë e promovimit ka nisur para pak ditësh me Malin e Zi, ku më 6 prill Rona është paraqitur në disa emisione televizive në dy kanalet e Radio Televizionit të Malit te Zi, si dhe është prononcuar për gazetën Dnevne novine”, -është thënë në një njoftim për media të Ekipit promovues të këngës “Suus”.

Kjo këngë e interpretuar nga Rona Nishliu dhe fituese e festivalit të 50-të të RTSH, është duke korrur sukses dhe kjo vihet re nga komentet admiruese që ajo ka marrë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja