“TAP” gati për zbatim
aksionerët firmosin

“TAP” gati për zbatim<br />aksionerët firmosin
TIRANE- Në vitin 2014 do të fillojë ndërtimi i gazësjellësit “Trans-Adriatic Pipeline (TAP)”, i cili do të furnizojë Europën me gaz azerbajxhanas nga Shah Deniz 2. Dje në Baku, kryeqyteti i Azerbaxhanit, aksionerët e Konsorciumit Shah Deniz 2, kompania shtetërore azerbajxhanase “SOCAR”, kompania britanike “BP” dhe ajo franceze “Total”, firmosën marrëveshjen e fazës së dytë të projektit, e cila është zhvillimi i tij. Gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Azerbaxhanit, Ilham Alijev, si edhe liderë të tjerë, duke përfshirë edhe ata liderë të vendeve ku do të kalojë gazësjellësi “TAP”.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Në faqen e tij të rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Rama e cilësoi firmosjen e marrëveshjes së ndërtimit të gazësjellësit “TAP” shpresëdhënëse. “Ditë shpresëdhënëse në Baku, Azerbajxhan, ku projekti “TAP” nis rrugën e jetësimit në një ceremoni me pjesëmarrjen e vendeve të lidhura me të”, - shkruan Kryeministri Rama. Ndërkaq, firmosja e marrëveshjes së ndërtimit të gazesjellësit “TAP”, pjesë e Korridorit Jugor të të Gazit, hap rrugën edhe për projekte të tjera që lidhen me rajonin e Ballkanit.

Zhvillimi
Drejtori i Pergjithshëm i “TAP”, Kjetil Tungaland, e ka cilësuar firmosjen e marrëveshjes së Konsorciumit Shah Deniz 2, si një vendim historik. Ai u shpreh se zbatimi i projektit “TAP” do të rriste rëndësinë strategjike e vendeve që do të përshkohen nga gazsjellësi. “Ky vendim është një tjetër hap historik në realizimin e Korridorit Jugor të Gazit. Duke hapur këtë rrugë të re të trasportimit të gazit, “TAP” dhe Shah Deniz do të garantojnë zgjerimin dhe sigurinë e furnizimeve me gaz drejt Europës dhe do të rrisë rëndësinë strategjike të vendeve nga ku kalon (Korridori Jugor i Gazit)”, - theksoi drejtori Tungland. Nga ana e tij, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur gadishmërinë për të vënë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për të mundësuar zbatimin e projektit “TAP”. 

“Qeveria jonë do të prezantojë resuret e nevojshme humane dhe materiale, strukturën institucionale për të garantuar punën e suksesshme të projektit TAP”- deklaroi kreu i Qeverisë. Ndërkaq, pritet që zbatimi i projektit “TAP” të ketë përfitime të rëndësishme ekonomike për vendin tonë. Sipas një studim të ndërmarrë nga “Oxford Economics”, zbatimi i projektit TAP në pjesën shqiptare do të sjellë rritje të veprimtarisë ekonomike në zonat ku do të kalojë gazsjellësi, duke hapur vende pune në sektorin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së gazsjellësit, duke hapur edhe mundësinë që zonat përreth të zhvillohen. Ekonomia shqiptare pritet të ndjejë ndikimin maksimal të këtij projekti në kulmin e tij në vitin 2017, dhe pritet që PBB-ja e vendit tonë të rritet me 57 milionë euro dhe të krijohen 4200 vende pune në vit.

Rajoni
Projekti i Korridorit Jugor të Gazit ka për qëllim zgjerimin e tregut të furnizimit me gaz për Europën, por në të njëjtën kohë mundëson përfshirjen në tregun e gazit për vende si Shqipëria. Projekti “TAP ka ngjallur interesi ekonomik të vendeve të rajonit ballkanik. Një degëzim i mundshëm që parashikohet nga gazësjellësi “TAP”, i cili do të nisë nga Shqipëria dhe do të furnizojë me gaz Malin e Zi dhe Kroacinë, është projekti “Ionian-Adriatic Pipeline (IAP)”.

Në Baku, ministri azerbajaxhanas i Energjisë, Natig Alijev, ministri kroat i Enomisë, Ivan Vrdoljak, ministri malajzez i Ekonomisë, Vladimir Kavariç, dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damina Gjiknuri, firmosën gjithashtu “Memorandumin e Mirëkuptimit për sa i përket marrëveshjes së zbatimit të Korridorit jugor në Europën Juglindore midis Azerbajxhanit, Shqipërisë, Croacisë dhe malit të Zi”. Ndërkaq, para një muaji, Kosova shprehu interesin të lidhej me anë të një degëzimi me gazsjellësin “TAP”.   

Gazi rus, Ukraina t’i thotë jo BE-së
Gazi natyror është kthyer në një “vegël” të rëndësishme të gjeopolitikës. Këtë radhë Rusia, një nga vendet që ka burimet më të mëdhaja në botë ta gazit natyror, i ka propozuar Ukrainës uljen e çmimit të gazit natyror me 1/3. Ky propozim i është bërë Presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, nga kreu i shtetit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar në Kremlin, Moskë. Ndërkaq, Presidenti rus, Putin, i ka premtuar homologut të tij ukrainas se do t’i akordojë një kredi prej 15 miliardë dollarësh. Ukraina ka nevojë për një fond prej 10 miliadë dollarësh. Takimi vjen në kohën kur Kievi është i perfshirë nga protestat, që i bëjnë thirrje qevrisë të orientohet drejt BE-së.

Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit