LONDËR – E përditshmja londineze “The Sun” në numrin e sotëm ka publikuar disa të dhëna për Ndriçim Sadushin, i cili akuzohet nga drejtësia shqiptare për tre vrasje. Sipas kësaj gazete, një prej njerëzve më të këkruar në Europë ka përfunduar në prangat e policisë, vetëm pasi ka ushtruar dhunë fizike (rrahur) gruan e tij, e cila gjithashtu banon në Londër.
DËNIMI
41 vjeçari Ndriçim Sadushi është dënuar me burg përjetë nga drejtësia shqiptare pas akuzës për 3 vrasje.
Policia mundi të arrinte tek ai, kur policia italiane dërgoi shenjat e gishtërinjve të tij të Scotland Yard. U konfirmua se Sadushi mbante prej kohësh një emër të rremë.
Pas arrestit në shtëpinë e tij në veri të Londrës, Sadushi do të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Ai ka qenë pjesë bandës famëkeqe të Tan Kateshit, e cila ushtroi aktivitet në Elbasan në vitin 1997. Një bandë e armatosur e cila plaçkiste edhe nëpërmjet armëve anti tank. Pas përplasjes me grupet rivale Sadushi u largua drejt Italisë dhe vendimi për dënimin u mor në mungesë të tij. Vite më vonë ai hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe pasi udhëtoi në pjesën e pasme të një kamioni e u pajis me identitet të rremë.
Sipas, shefit të Interpolit në Shqipëri, Pëllumb Seferi, 41 vjeçari Sadushi është krye të listës sonë të 100 personave në kërkim që jetojnë në Britani.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com