Rrënoja të periudhës romake, ushqim cilësor dhe çmime të ulëta këto janë disa nga zbulimet e gazetarit britanik Eduard Rive që vlerësojnë vendin tonë në një artikull për “ The Telegraph”.
“E çuditshme, jam ulur në një bar të Tiranës dhe nuk shoh asnjë gangster në horizont. Ajo çka shoh është një restorant i bukur me një kamarier joshës dhe miqësor që më shërben një birrë me më pak se një euro, gjithkush flet anglisht dhe të gjithë janë veshur bukur.”
Kështu e nis reportazhin e tij për Shqipërinë gazetari Eduard Rive i britanikes “ The Telegraph” i cili sheh mes rreshtave anën e bukur të vendit tonë.
“Ka një mospërputhje mes reputacionit të këtij vendi dhe ajo çka unë shoh në të vërtetë-vijon rrëfimin e tij gazetari britanik.
Në reportazhin e tij, ai flet për ndryshimet pozitive të Shqipërisë por gjithashtu nxjerr në pah problemet që kanë të bëjnë me rrjetin e dobët të rrugëve.
Vizita e tij në Shqipëri zhvillohet bashkë me nënën, e cila e kishte vizituar Shqipërinë edhe dy herë të tjera në vitin 1986 dhe 1987.
Vizitën e parë gazetari tregon se e ka bërë në manastirin e shekullit të XVIII të Ardenicës. “E kaluam natën në qytetin e Fierit që vinte era naftë dhe që nuk kishte asgjë për t’u ofruar turistëve”. “Rive përshkruan udhëtimin drejt Sarandës, kalimin në Qafën e Llogorasë dhe kalanë e Ali Pashës në Gjirin e Palermos.
“Butrinti, që zbuluam, është një vend magjik. Rrënojat janë shpërndarë në një gadishull të vogël. Është një vend i kënaqshëm për të kaluar mëngjesin”.
Më pas ia përshkruan vizitën në Gjirokastër dhe Berat, ku shprehet se kuzhina shqiptare në përgjithësi është e kualitetit të mirë. Në fund, gazetari britanik përshkruan vizitën në Tiranë dhe Krujë.
Ai tregon se nëna e tij, e cila gjatë vizitës së parë në Shqipëri u zhgënjye plotësisht për shkak se e arrestuan por tashmë opinioni i saj kishte ndryshuar.
“Mendoja se do të ishin të ashpër dhe të sertë”, thotë ajo, “por tani janë të gjithë shumë miqësor”. “E lezetshme kjo”, përfundon shkrimin gazetari i “The Telegraph”.
(n.s/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com