Shkodrania Enrika Derza kujtohet si një nga finalistet më të vogla me një zë mjaft potent në edicionin e parë të “The Voice of Albania”.

Por mesa duket ashtu si Elhaida Dani dhe Marsela Çibukaj, edhe Derza  ka provuar talentin e saj në një shtet tjetër por në formatin e “The Voice”.

Enrika ka konkurruar në audicionet e fshehta të këtij talent show në Zvicër duke kthyer dy nga anëtarët e jurisë.

Bukuroshja është paraqitur më këngën “Listen” të Beyonce dhe me performancën e saj ka bërë jo vetëm të kthehen karriget e jurisë por edhe të duartrokitet pa masë nga publiku në sallë.

Urojmë që Derza të kalojë edhe faza të tjera në këtë aventurën e sapo nisur në “The Voice of Switzerland”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)