Tifo grupi “Tifozat Kuq e Zi”, kanë thirrur protestë ditën e sotme në orën 19:00, para Kryministrisë për të nxitur kryeministrin që të reagojë në lidhje me ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.
 
Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, shprehen se “nesër duhet të tregojmë se jemi bashkë, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë se jemi me Ballistin, të tregojmë se ne do e bëjmë luftën tonë për ta mbrojtur dhe lartësuar Ballistin”.
 
Statusi i “Tifozave Kuq e Zi” në Facebook
Të gjithë u ndjemë krenar mbrëmjen e 14 Tetorit kur mbi qiellin e Beogradit u ngritën heronjtë tanë mbi një dron. Të gjithë iu gëzuam tre pikëve të Beogradit.
 
Këto ndjenja na i dhuroj Ismail Ballist Morina por ai prej asaj dite edhe pse një hero për shqiptarët vetëm është endur burgjeve dhe gjykatave.
 
Më e fundit është se Kroacia ka pranuar ekstradimin e tij drejt Serbisë.
 
Nesër duhet të bashkohemi në një protest masive përballë kryeministrisë për të kundërshtuar këtë vendim dhe për të nxitur kryeministrin të reagoj për Ballistin.
 
Duhet të tregojmë se jemi bashkë, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë se jemi me Ballistin, të tregojmë se ne do e bëjmë luftën tonë për ta mbrojtur dhe lartësuar Ballistin.
 
Pa dallim feje, krahine e tifogrupi nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër.
29.07.2017
Te Kryeministria
Ora : 19:00

tifozat kuqezi per ballistin
 Statusi i tifogrupit "Tifozat Kuq e Zi" në Facebook

Redaksia Online

Er.K/Shqiptarja.com