Thuajse të gjithë e kemi parë filmin “Titanik” të regjisorit James Cameron, e po ashtu edhe jemi përlotur me momentin tragjik ku dashuria e Jack e Rose merr fund me vdekjen e Jack. Por, në lidhje me këtë fakt ka pasur gjithmonë një debat: A mund të kishte shpëtuar personazhi kryesor Jack, i luajtur nga aktori Leonardo Di Caprio?

Kësaj pyetjeje është munduar t’i japë përgjigje Discovery Channel me anë të një emisioni të quajtur “Mythbusters”. Përfundimi: Jack mund të kishte shpëtuar nëse edhe ai do të kishte hipur në dërrasën ku qëndronte Rose mbi oqean.

eksperimenti discovery channel titanik jack rose

Personazhet e këtij emisioni kanë krijuar të gjitha kushtet dhe kanë parë se nëse Jack dhe Rose do të qëndronin të dy mbi trapin e improvizuar nga një derë e “Titanik”, ata nuk do të mbyteshishin. Sipas tyre, Rose mund të vendoste jelekun e shpëtimit që kishte veshur, poshtë dërrasës ku qëndronte dhe kështu do kishin mundur të shpëtonin të dy. Sipas këtij eksperimenti, Jack nuk do të kishte vdekur nga hipotermia.

discovery channel eksperiment titanik jack rose

Emisioni mbyllet me një intervistë të regjisorit të filmit, James Cameron, i cili thotë se “Skenari ishte i tillë, Jack duhet të vdesë. Ndoshta copa e dërrasës duhej të ishte më e vogël, që të kuptohej qartë se aty mund të qëndronte vetëm Rose, por Jack do vdiste, nuk kemi çfarë bëjmë!”.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)