“Traviata” e Verdit vjen për
herë të parë si balet në T.O.B

“Traviata” e Verdit vjen për <br />herë të parë si balet në T.O.B
Muaji mars pritet të jetë i mbushur me aktivitete të shumta kulturore si dhe premiera absolute.

Një aktivitet i tillë do të jetë edhe opera “Traviata” e Xhuzepe Verdit, e cili do të vihet për herë të parë në skenën e “Teatrit të Operas dhe Baletit” si balet.

Ky balet do të vijë si nderim me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së Verdit.

gerd vaso enada hoxha

Interpretimi i këtij baleti i është besuar balerinëve të njohur shqiptar Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët gjithashtu do të realizojnë edhe koreografinë e tij.

Drejtimi i orkestrës së “T.O.B” do të vijë nga Maestro Eno Koço. Ndërkohë kostumet do të dizenjohen nga stilisti Ardi Asllani dhe skenografia nga Erald Bakalli.

Ky balet pritet të vihet në skenë që prej datës 7 mars dhe deri në 10 mars në orën 19:00.

Baleti “Traviata” me muzikën e Xhuzepe Verdit do të vijë në kujdesin e veçantë të “Institutit Italian të Kulturës”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim