Në edicionin e tij të 14-të, koncerti ‘Tre Tenorët”, shënoi mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve shfaqjen më të sukseseshme.
Një sallë e mbushur plot, thuajse në limitet e saj, dëshmoi edhe vëmëndjen gjithnjë e në rritje për njërën prej shfaqjeve më të rëndësishme të muzikës lirike në vend.
Kësaj here organizatorët kishin ndryshuar dhe freskuar kastën e protagonistëve dhe të ftuarve, dhe me sa duket ky ka qënë dhe çelësi i suksesit të këtij edicioni, një edicion ky mjaft i duartorkitur.

Ramë Lahaj tenori kosovar i njohur në nivele ndërkombëtare, Faik Hondozi, tenori i Vjenës në karrierë,dhe Liridon Sadriu tenori i ri i pagëzuar si “Gaqo Çako i ri ishin dhe “3 Muskutjerët” e mbrëmjes, gjatë së cilës nuk munguan dhe të ftuar të tjerë si Ambasadori I SHB-ve në Tiranë, Donald Lu.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun ka mbështetur financiarisht rikthimin e Dirigjentit të njohur Amerikan Glen Cortese i cili është Drejtori i Muzikës së Dhomës në New York.

Ramona Tullumani, por mbi të gjitha Shkëlzen Doli ishin dhe yjet e ftuar dhe të shumëpritur nga publiku i cili nuk i kurseu duartrokitjet, veçanërisht për Dolin që prezantoi edhe muzikën shqiptare në Koncertin e Vjenës.
Grintë, vitruozitet, intepretim dhe një repertor i cili u intepretua nga artistët tanë në shoqërimin e orkestrës që kësaj here dirigjohej nga mjeshtri amerikan Glen Cortese duket se u mirëpritur nga publiku i pranishëm në sallë, ku të shumtë qenë edhe shqiptarët nga kosova që kishin ardhur për të pare nga afër në skenë mjeshtrin e violinës nag Gjakova Shkëlzen Doli.

Edhe vetë orkestra kishte në përbërje të sajë mjaft elementë të spikatur që punojnë nëpër skena të mëdha jasht vendit, siç është perla e pianos shqiptare Genc Tukiçi, pianisti i cili ishte vërtet një tjetër gur i çmuar i buqetës së madhe të instrumentistëve që intepretuan mbrëmë pjesë si Arie, muzikë Napoletane dhe plot muzikë Qytetare Kosovare dhe Shqiptare, muzikë kjo e fundit realizuar nga mjeshtrat Edmond Zhulali, Alqi Lepuri dhe Robert Radoja”.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com