“Tri mendje në ankand” kthehet
me dy çmime nga Presheva

“Tri mendje në ankand” kthehet<br />me dy çmime nga Presheva
TIRANE- “Tri mendje në ankand” vlerësohet me dy çmime në festivalin e Preshevës, “Ditët e komedisë shqiptare”. Të shtunën, datë 9. 11.2013 shfaqja e Teatrit të Metropolit, është vlerësuar me çmimin e parë, “Shfaqja më e mirë” e festivalit. Në këtë vepër të shkruar nga autori Ferdinand Hysi, e vënë në skenë nga regjisorja Elma Doresi, me çmimin e parë si “Aktorja më e mirë joprotagoniste”, u vlerësua aktorja Elona Hyseni, në rolin e Popit, një personazh që nuk flet, është memec. “Të jesh pjesë e këtij festivali, është privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Por, më e rëndësishme është se ky festival jeton për të treguar që në Preshevën tonë, Preshevën shqiptare, ne jemi të gjithë bashkë, duke treguar fortë, që jemi “Një komb, një kulturë, një gjuhë”.

Vlerësimi me çmimin më të rëndësishëm të festivalit, natyrisht na bën të ndihemi krenar. Teatri i Metropolit, teatri i kryeqytetit tonë, vlerësohet në festival, duke treguar vlera profesionale dhe artistike, të këtij brezi të ri artistësh, të cilët në Metropol kanë gjetur shtëpinë e tyre.” shprehet drejtoresha e Teatrit të Metropolit, Suela Konjari. Në edicionin e 10-të të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Preshevë, merrnin pjesë shtatë trupa mbarëshqiptare, ku Shqipëria përfaqësohej me “Tri mendje në ankand”. Por këto nuk janë çmimet e vetme për shfaqjen “Tri mendje në Ankand”. Në mes të tetorit aktorja Elona Hyseni, është vlerësuar si aktorja më e mirë në “Festivali i Teatrove në Ferizaj”. Ndërsa në fundkorrikun e këtij viti, shfaqja, prodhim i Teatrit të Metropolit, u vlerësua me tri çmime të para si “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Dramaturgu më I mirë” në festivalin “Teatri ndryshe” në Podujevë.

Ndërkaq në 28 shkurt 2014, vepra “Tri mendje në ankand” është përzgjedhur për të qenë pjesë e festivalit “Më të mirët nga lindja” në Vjenë. “Presim që kjo shfaqje kaq e vlerësuar në muajin shkurt të vitit të ardhshëm të jetë po kaq e vlerësuar edhe në festivalin e Vjenës, për të përcjell edhe për publikun vjenez një teatër tërësisht të ri shqiptar” shton më tej, Konjari. “Tri mendje në ankand” e shformon teatrin në një spital psikiatrik. Mure të zhgarravitur, formula, qese... një atmosferë e pisët, e vjetër. Një skenë e mbuluar nga tuba, tri sifonë, qese plastmasi si dhe element të tjerë që vijnë në formë simboli për publikun. Ngjarjet zhvillohet në dhomën e një spitali psikiatrik, ku tri të sëmurë, mbartin gjithë shqetësimin e ”madh”; të zënë vrimat e kësaj psikiatrie, e cila pikon nga të gjithë anët. ”Tri mendje në ankand” na përcjell mesazhin e saj për dashuri! Kjo botë ka nevojë për shumë dashuri!...Për pak ditë ”Tri mendje në ankand” do të rikthehet sërish në skenën ”Shekspir” të Teatrit të Metropolit, për publikun kryeqytetas, ora 19:00.
 
 Tri mendje në ankand
Autori:  Ferdinand Hysi
Regjia:  Elma Doresi
Drejtor Artistik:  Suela Konjari
Interpretojnë:  Klodian Hoxha, Devis Muka, Alban Musa, Elona Hyseni, Lorenc Kaja, Doriana Çaushi
Skenografia:  Beqo Nanaj
Kostumografi:  Edlira Qyshka
Kohëzgjatja:  80 minuta
Zhanri:  Komedi dramatike
 
Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena