“Tumacë me tulez”, sipas
traditёs antike arbёreshe

“Tumacë me tulez”, sipas<br />traditёs antike arbёreshe
Nё Barile, komunё me 2.872 banorё nё Provincёn e Bazilikatёs nё Itali, nё fund tё muajit tetor u organizua manifestimi tradicional enogastronomik, i quajtur “Tumacё me tulez dhe shporta e prodhimeve tipike lukane.
Ky eveniment ishte pjesё pёrbёrёse e manifestit tё titulluar “Vreshte – ditё arbereshe”, organizuar me mbёshtetjen e Rajonit tё Bazilikatёs dhe tё Agjencisё sё Promovimit Turistik, qё kishte si qёllim paraqitjen e rrёnjёve tё traditave territoriale dhe lidhja e tyre me tё shkuarёn. Dy ditё shijesh, aromash dhe ngjyrash, duke u fokusuar veçanёrisht tek origjina arbёreshё e kёtij Komuniteti.

Obiektivi i Shoqatёs Turistike dhe Kulturore Pro Loco Barile, shoqatё e cila ishte edhe organizatorja e kёtij evenimenti, ёshtё promovimi i pasurive enogastronomike, duke mos humbur lidhjen me historinё. Kёshtu lindi idea, pёr tё nxjerrё nё pah njё pjatё antike, tipike fshatareske, tё quajtur “Tumact me tulez”, qё do tё thotё Taliatele me tul buke tё skuqur, nё salcё peshku, me arra dhe domate.

Skenografia natyrale e kёtij evenimenti, ishin Qendra historike, karakteristike barilese dhe Kisha e “San Nicola Vescovo”, e vitit 1780.
Pikёrisht nё sheshin pranё Kishёs, shoqata Pro Loco kishte vendosur tavolinat enogastronomike, ku nuk mungoi edhe princi i tavolinave lukane vera e “Aglianico del Vulture”, qё prodhohet nё Rajonin e Bazilikatёs e shoqёruar nga pjata tipike tё vendit, tё pёrgatitura pikёrisht pёr kёtё event nga Shoqata e Shefave tё kuzhinёs “Cuochi del Vulture” . Pёr kёtё organizim, Presidenti i Shoqatёs Pro Loco Daniele Bracuto, u shpreh shumё i kёnaqur. “Ai tha: Prej disa vitesh, synojmё tё vlerёsojmё produktet tona lokale dhe pjatat tipike, me objektivin e vetёm, pёr tё mbajtur gjallё traditёn tonё antike”.Faktikisht, nё Barile, njё nga pesё komunitetet lukane tё origjinёs shqiptare, flet akoma gjuhёn dialektore arbёreshё dhe pёrveç traditёs kulinare, arrijnё tё trashёgojnё edhe tradita tё tjera historike.
 

Riçeta “Tumacë me tulëz”
Ingredhiente për 4/6 vetë :
1 kill miell, ujë frishku, pak kripë; Mbasni brumit e pëstaj hapnje me drugën njera sa të bëhet fljetëz. Zienje  me shumë ujë (është më mirë mbi zjarmit).  Tek një jatër tigan pripararni tuljt e bukës të shkuara te furri me arra. Kur fljetëza u ka  zierë, vënje te taluri e sipër ia shprishni  tuljt e bukës të pjekur bashkë me copaz arrje.

Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Trishtim në shkollën ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, nxënësit me lule në duar kujtojnë dy vajzat që u hodhën në lumë me nënën

Trishtim në shkollën ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, nxënësit me lule në duar kujtojnë dy vajzat që u hodhën në lumë me nënën