TIRANE - Skënderbeu do të zbresë sot në fushë në orën 18:00 në Azerbajxhan për të zhvilluar ndeshjen e parë në Champions League në edicionin e tretë radhazi. Shorti e ka vendosur ekipin e Josës përballë milionerëve të Neftchit të Azerbajxhanit, në një ndeshje që duket më shumë se e vështirë që të kalohet nga kampionët e Shqipërisë. Të gjitha kompanitë e basteve favozrizojnë dukshëm ekipin vendas duke iu dhënë shumë pak shpresa korcarëve për të fituar ndeshjen dhe kaluar turin e parë, pavarësisht se ndeshja edytë do të zhvillohet në Korcë.
Vendësit janë më të favorizuar, duke qenë se kuotohen mes 1.27 dhe 1.33 për fitoren. Barazimi shkon nga 4.4 në 4.8, ndërsa fitorja e Skënderbeut është vërtet e lartë dhe kuotimet për të janë nga 7.5 deri në 10. Në këtë ndeshje të parë, azerët janë favoritë për të triumfuar, ndërsa Skënderbeu shpreson që të bëjë mrekullinë në Korcë. Ndryshe nga dy edicionet e para, këtë herë shorti e ka vendosur Skënderbeun përballë një ekipi shumë të fortë duke ia vështirësuar ëndrrën, pasi Nefchti është 100 pozicione në renditjen e klubeve në botë para ekipit të Skënderbeut duke treguar se diferenca është shumë e madhe.
Në prag të ndeshje, Skënderbeu me kapitenin legjendar në krye, Bledi Shkmëbin nuk e humb shpresën për të marrë një rezultat pozitiv në mënyrë që ta kthejë në ndeshjen e dytë në Korcë. “Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësinë e ndeshjes së sotme, pasi luhet në transfertë dhe përballë një ekipi shumë të fortë, por kam besim se do të zhvillojmë një lojë të mirë. Do të jemi shumë të kënaqur nëse nuk pësojmë gol dhe nëse marrim një barazim, pasi ndeshja e dytë zhvillohet në Korcë’ deklaron kapiteni. Ndërsa Josa bën thirrje për qetësi ekipit, pasi kundërshtari është favorit për të fituar sfidën. Ai që premton go në këtë sfidë është sulmuesi Pero Pejic, por një gjë të tilla nuk do ta ketë të lehtë që ta realizojë, pasi përballë nuk do të ketë një ekip dosido.
TAKAJ PREMIO TË MAJME PËR KALIMIN E TURIT
Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj ka vendosur një premio të majme në rast se ekipi do të kalojë në turin e dytë të Champions League, pasi ka tre edicione radhazi që dëshiron për të realizuar këtë ëndërr. Shuma nuk bëhet e dituar nga Takaj, por sipas burimeve brenda ekipit kampion të Shqipërisë është 50 mijë euro. Gjithcka do të vendoset në Korcë në ndeshjen e kthimit. Ndërsa për në Azerbajxhan kanë udhëtuar edhe disa tifozë.
KRAMER: MAVRAJ PROFESIONIST NUK DËSHIROJMË TË LARGOHET
Trajneri i ekipit të Greuther Furthit, Frank Kramer, shpreson që drejtuesit e skuadrës të bindin Mërgim Mavrajn të qëndrojë. Ai ka thënë se Mavraj e ka pranuar në mënyrë profesionale vendimin për t'ia dhënë shiritin e kapitenit, Uolfgang Hesl. "Nuk kemi ndërmend ta lëshojmë Mërgim Mavrajn, por nuk dihet se çfarë do të ndodh deri në 31 gusht, kur mbyllet merkato. Deri më tani, nuk kemi marrë asnjë ofertë për Mavrajn.
Mbrojtësi e ka pranuar në mënyrë profesionale vendimin tim për t'ia dhënë portierit Hesl shiritin e kapitenit", ka thënë Kramer. Mavraj me Greuther Furthin ka kontratë deri në qershor të vitit 2014. Por dëshira për të luajtur me një ekip në Seria A është në plan të parë për mbrojtësin kuqezi duke e bërë fakt të kryer largimin nga Bundeliga. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe De Biasi.
PRESIDENTI E KONFIRMON: SADIKU LARGOHET NË KORRIK
Presidentit i ekipit të Luganos, Anxhelo Rencenti ka deklaruar se sulmuesi Armando Sadiku do të largohet nga Lugano brenda muajit Korrik. Sipas Rencetit, janë 2 janë skuadrat të cilat kërkojnë 22-vjecarin, por asnjëra prej tyre nuk luan në Serinë A. Renceti hedh poshtë pretendimet e mediave italiane sipas të cilave për sulmuesin e ekipit kombëtar të futbollit interesohen Fiorentina dhe Lacio. Sipas shumë gjasave, sulmuesi Sadiku do të luajë përsëri në Zvicër, por në një nga ekipet elitare, ku nuk nuk mund të anashkalohet edhe Baseli, pasi pak ditë më parë u konfrimua se ishte interesuar për sulmuesin nga menaxheri në mënyrë indirekte. Megjithatë, përpos faktit se ku do të luajë, Armando Sadiku nuk do të jetë pjesë e Luganon për këtë sezon, cka vërtetohet edhe nga fakti se nuk u grumbullua ndaj Biel Bien.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com