TIRANE - Banorët të cilët preken nga ndërtimi i “Unazës së re” kanë protestuar sot në lidhje me prishjen e banesave të tyre.

Ata kanë protestuar sot para ambienteve të kryeministrisë pavarësisht motit me shi.

Në protestë kanë qenë rreth 60 familje rome të Selitës të cilat i kanë kërkuar kryeministrit që para se të bëjë prishjet e objekteve të tyre, tu sigurojë një ambient tjetër ku ata të jetojnë.

“Të varfër jemi, po na lini edhe të pastrehë. Po na merrni shpirtin. Ju po na detyroni që të kërkojmë azil në BE.” Shkruhej në banderolën që mbanin në duar protestuesit.

protesta romet

protesta romet

protesta romet

protesta romet

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)