TIRANE- Dy “ushtarakë” grabisin pikën koncensionare të “Mercedes Benz” në autostradën Tiranë-Vorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 minuta në vendin e quajtur Qafë-Kashar në rrethinat e kryeqytetit, kur dy persona me veshje ushtarake i janë afruar pikës koncensionare dhe me një pistoletë që policia dyshon se ishte lodër, kanë kërcënuar fillimisht rojën dhe më pas punonjësin. Autorët goditën rojën me qytën e pistoletës dhe mundën të hynin në ambientet e brendshme të Mercedesi-t ku u përballën me financierin e firmës.
Ky i fundit nuk ka mundur të kundërshtojë grabitësit, pasi ata e kërcënuan dhe pas një hezitimi të punonjësit e goditën edhe atë me qytën e pistoletës. Në polici, financieri deklaroi se autorët i morën xhiron ditore prej 1 milionë lekësh të vjetra, të cilat ishin përfituar nga shitja e pjesëve të këmbimit të makinave. Roja ka parë grabitësit të largohen me një automjet dhe me skafandra në kokë. Fatmirësisht të dy punonjësit e dhunuar nga grabitësit janë dëmtuar lehtë.
Shoqërohen 10 persona
Policia e njoftuar për ngjarjen mbërriti dhe nisi hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Efektivët blu morën në pyetje dy personat, të cilën ndodheshin në atë moment në pikën koncensionare. Ata deklaruan se autorët fillimisht kanë hyrë pa maska, por kur u larguan vendosën skafandra. Policia dyshon se arma që autorët kanë përdorur ishte lodër. “Të paktën 10 persona u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku u morën në pyetje.
Të shoqëruarit ishin persona me precedent penal në fushën e grabitjeve. Pasi u morën në pyetje ata u lanë të lirë për mungesë provash”, thanë për gazetën burimet policore, të cilat shtuan se autorët ishin të veshur me rroba ushtarake moderne me ngjyra, por pak më të zbardhura se rrobat që përdorin ushtarakët në vend. Policia deklaroi se grabitësit kishin kërkuar paratë që ndodheshin në arkë në të kundërtën, do të qëllonin me armë.
Pavarësisht se janë përballur me rezistencën e punonjësit, grabitësit kanë përdorur qytën e pistoletës për ta bindur atë. Me një milionë lekë te vjetra në xhep, autorët u larguan pasi konfirmuan se në arkë nuk kishte më para. Policia ngriti postblloqe në dalje të Tiranës, por pa mundur të bjerë në gjurmët e autorëve. “Efektivët e policisë kanë shoqëruar pas ngjarjes edhe disa persona të cilët udhëtonin me motorr, por pas verifikimeve ata janë lënë të lirë. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj grabitjeje” thanë për gazetën “Shqiptarja.com” burimet policore.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com