“Valsi i Lumturisë”, Ylljet 
Aliçkaj në çmimin “Ballkanika”

“Valsi i Lumturisë”, Ylljet <br />Aliçkaj në çmimin “Ballkanika”
TIRANE- “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçkaj, romani që mori jetë nga një ngjarje e pazakontë shqiptare e vitit 1985 është pjesë e garës për çmimet “Ballkanika 2013”. Çmimi që jepet që nga viti 1996 nga Fondacioni “Ballkanika” për shkrimtarët më të mirë të rajonit, fitues në vite të cilit janë edhe dy shkrimtarë të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli, do të ndahet pasditen e  6 dhjetorit në Tiranë. Pjesë e Fondacionit Ballkanika janë Turqia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Greqia, etj. Komisioni i çmimit “Ballkanika” ka përzgjedhur këtë vit shkrimtarin Ylljet Aliçka me romanin “Valsi i Lumturisë” për të përfaqësuar Shqipërinë.

I shkruar para tre vjetësh, ky roman është fitues i çmimit kombëtar “Pena e argjendtë” për 2012-n që ndan Ministria e Kulturës. Ngjarja e romanit “Valsi i Lumturisë” fokuson marrëdhëniet historike e diplomatike të Shqipërisë me shtetin fqinj Italinë dhe gjatë procesit të krijimtarisë hyn në rrjedhat e një analize shumë komplekse sociale dhe filozofike.

Një marrëdhënie shumë e ndërlikuar e Shqipërisë me vendet e tjera në komunizëm e ka bërë subjektin e romanit që pasqyrohet në dy kahe; kahun historik dhe politik. Stili i një shkrimtari me përvojë si ai i Aliçkaj dhe figuracioni i përsosur letrar, përmbushin një linjë të ndërlikuar filozofike të romanit, që i kapërcen kufijtë e vendit ku ka ndodhur ngjarja. Shkrimtari Ylljet Aliçkaj është shprehur se titulli i romanit “është marrë nga një këngë e këngëtarit të shquar italian Fabricio de Andre”. Romani është mbështetur mbi një ngjarje të vërtetë dhe persona realë, por në roman i takon artistikisht vetëm si personazhe.

Në dhjetor të 1985-s gjashtë anëtarët e familjes Popa, hynë ilegalisht në ambasadën italiane. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi hyn tinëzisht (duke u hequr si turistë) në ambasadën italiane dhe aty kërkon menjëherë strehim politik. Shteti totalitar shqiptar pëson një tronditje të madhe nga ky gjest në atë kohë. I quan shtetasit e vet “kriminelë”. Një gjë të tillë, kush kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar.

Ngjarja që erdhi nga këta njerëz të thjeshtë, mori përmasa të paparashikueshme ndërkombëtare. Gjashte anëtarët e familjes Popa, nga frika e dënimit, deklaruan se do të vetëvriteshin, nëse ambasadori italian i dorëzon në duart e sigurimit të shtetit. Ata u mbrojtën për rreth 5 vjet në ambasadën italiane, veprim që u bë shkak për tensionimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por edhe shkak për kthimin vëmendjes nga Shqipëria të ndërkombëtarëve. Ambasada italiane rrethohet me mbi 600 mijë policë. Përtej brigjeve, televizioni italian transmetonte ngjarjen reale nga Tirana.  
 
Si u kthye ngjarja e familjes Popa me ambasadën italiane në roman
 
Po çfarë do të ndodhte vite më vonë pas kësaj ngjarjeje me këta familjarë. I nxitur jo vetëm nga një shkrim në Corriere della Sera në 2010-n, ku një shoqatë italiane kritikoi kryetarin e bashkisë së Romës Valter Vetran, pse e u la në harresë dhe e keqtrajtuar familja Ppopa, por edhe nga takimi që bëri vet Ylljet Aliçkaj me pjesëtarët e mbetur të familjes Popa, është krijuar edhe kompleksi tragjik i njeriut që qëndron në pritje nga me pamundësia për t’u integruar te romani “Valsi i lumturisë”. Cili qe ai fat i atyre viteve më vonë dhe pse ata përfunduan përjetësisht të varfër në Itali.  Ambasadori italian Gentile nuk ua dorëzoi kurë komunistëve këtë familje, sepse dihej se do të pushkatoheshin.

Ata u strehuan dhe u mirëmbajtën në ambasadë nga dhjetori i ’85-s deri në majin e viti 1990, fill pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar. Falë pranisë së tij qeveria shqiptare dha lejen për largimin e familjes Popa drejt Italisë, drejt portës ku kishin trokitur për një jetë më të mirë. Ne fillim Popajt ishin plot shpresa, por me vonë nuk mundën të adoptohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë. Pse nuk u integrua dot familja Popa në Itali. A është domodosdoshmërisht gjendja e tyre e varur nga faktorët politikë apo socialë.

Cila është ironia e këtij “fati tragjik”. Jo vetëm për subjektin, por edhe për raportet e thella psikologjike njerëzore, romani “Valsi i lumturisë” ka qëlluar të jetë i suksesshëm në treg. Suksesi i radhës vjen se ky roman ka një aftësi interesante që e bën lexuesin e çdo kohe të reflektojë pikërisht në atë rreth problematikash që qas aktualiteti. Për shembull, këtë herë mund ta ridimensinojë temën e romanit në çështjet e integrimit të shqiptarëve në Europë. Integrimi një ëndërr shumë më hershme se të binte komunizmi e shqiptarëve, ka bërë që shqiptarët kanë arritur majat e suksesit në Itali dhe vende të tjera të Europës.

Ndërsa familja Popa jo…, s’u integrua dot kurrë. Shkrimtari Aliçkaj thotë se ende sot jeton në varfëri të skajshme. Në roman Aliçkaj në vazhdimësi të stilit të tij ironik, të ndjeshëm e sarkastik, rrëfen një histori ku gjashtë personazhe kryejnë një akt guximtar, donkishotesk dhe heroik në të njëjtën kohë, për t’iu nënshtruar më pas fatit.
 

Në çmimin “Ballkanika 2013” konkurrojnë:
 
Zdravka Eftimova, shkrimtarja bashkëkohore bullgare, është kandidate për këtë çmim me librin “Histori nga Perkini”.
 
Dimitrios Stefanakis është kandidat me romanin “Film Noir”.
 
Dragan Velikic, shkrimtari serb, është konkurrent me romanin “Bonavia”.
 
Hakan Gunday, përfaqësues i letërsisë bashkëkohore greke, konkurron me romanin “Ziyan”.
 
Ylljet Aliçkaj, shkrimatri shqiptar me “Valsi i Lumturisë” 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Muzika e lartë e lokaleve të natës anulon meshën e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

Muzika e lartë e lokaleve të natës anulon meshën e Pashkëve Ortodokse në Shkodër