Rreth 100 persona në Teksas dyshohet se janë të infektuar me virusin Ebola. Autoritetet Shëndetësore Amerikane thonë se këta persona kanë patur kontakt me Thomas Eric Duncan, i pari amerikan i infektuar me këtë virus.
Ndërkohë, 4 të afërmit e tij e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia apo të pranojnë edhe vizitorë, teksa po kontrollohen edhe për shenja të mundshme të sëmundjes. Duncan u diagnostikua me Ebola dy ditë më parë, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ai mendohet ta ketë marrë këtë virus në Liberi, gati dy javë përpara se të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara për të vizituar të afërmit. Ai është rasti i parë i diagnostikuar jashtë Afrikës, ku më shumë se 3300 persona kanë humbur betejën me këtë virus.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com