ELBASAN – Pesë persona të shpallur në kërkim kanë përfunuar në prangat e policisë së Elbasanit gjatë dy ditëve të fundit. Burimet zyrtare raportuan se është finalizuar operacioni i koduar “Weekend”, ku është bërë i mundur kapja e disa personave të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Shtetasit e ndaluar janë:
1.Mirand Kulla, 32 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, Elbasan. Ai është autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetases Q.Kulla, banuese në fshatin Labinot Fushe, ku ka vjedhur rreth 200 mijë lekë të vjetra.
2. Bekim Farruku, 28 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan. Gjykata e Apelit Durrës në bazë të vëndimit të dhënë nga ana e saj, ka caktuar masën e sigurisë nga “Arrest shtepie” në “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Prishja e qetësise
publike”.
3. Ardian Hysa, 23 vjeç, banues në Belësh Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bazë të Vendim Penal të dhënë nga ana e saj, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurise “Arrest me burg”, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje”.
4. Besmir Duka, 22 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, si dhe po punohet për kapjen e bashkëautorit tjetër, i cili është shpallur në kërkim. Shtetasi Besmir Duka, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, duke vjedhur banesen e shtetasit A.Vaska, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, ku në këtë banesë po merrte disa pajisje elektroshtepiake, me qëllim shitjen për skrap.
5. Enri Stafa, vjec 18, banues në lagjen ‘Syrja Dylgjeri” Elbasan. Ky shtetas është kapur në flagrancë, pasi në Kishën e cila ndodhet në lagjen ‘Kala” Elbasan, është kapur duyke vjedhur sende të ndryshme.
Sipas policisë, shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale ‘Vjedhje/Vjedhje e kryer në bashkepunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Prishja e qetësise”.

(aq/shqiptarja.com)