Diskutimeve të shumta mbi dominimin e mediave të reja ndaj atyre klasike i jep fund “Youtube”.
Kjo pasi “You Tube” për herë të parë ka kaluar numrin e shikuesëve të ekranit të televizorit.
Shefi ekzekutiv i “Google”, Eric Schmidt e ka bërë të ditur këtë fakt gjatë një prezantimi të enjten.
Sipas Schmidt, nuk ka më dyshim se e ardhmja është tashmë “Youtube”, faqja që kaloi kufirin e një miliardë shikuesve unikë gjatë muajit prill dhe sipas përllogaritjes së “Google”, është në total tashmë më e ndjekur se televizioni i zakonshëm.
Por përpos këtij fakti shefi ekzekutiv Schmidt ka pohuar se e ardhmja e You Tube mund të jetë akoma më endritur me përhapjen e tij në vendet e botës së tretë, ku akoma mbizotëron televizioni.
“You Tube” ka arritur të fitojë këtë avantazh pasi është në gjendje të ofrojë një seleksionim të gjerë, ndërkohë që televizioni është më imponues.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com