BEOGRAD - “Zdravko Coliç pritet si mbret në Tiranë, kafene me emrin e tij”. Me këtë titull një e përditshme serbe nis një artikull të gjatë mbi vizitën e këngëtarit serb në Tiranë, Zdravko Coliç. Në një intervistë të dhënë një të përditshmeje, ai tregon se në verë do të mbaj dy koncerte në Shqipëri.
Ai ka qenë më parë në vendin tonë, ndërsa kjo është hera e parë që viziton Tiranën. “Zdravko Coliç ka ngjallur interes të madh.
Edhe pse ishte e pritshme që shqiptarët të kenë dëgjuar këngët e tij, këngëtari u shtang ku pa se jashtë hotelit u prit nga ora 07:00 deri në 10:30 nga mijëra gra dhe vajza që donin të fotografoheshin me të dhe t’i merrnin autografe”, vijon artikulli mbi vizitën e Zdravko Coliçit në Tiranë ditë më parë.
“Ai është pritur nga një këngëtar i njohur që kanë drekuar bashkë. Përveç kësaj ai është takuar edhe me ish-presidentin Bamir Topi’.
Coliç ka marrë pjesë në festivalin ‘Kënga ime’ në televizion “Klan”, ku ka kënduar disa prej këngëve të tij më popullore dhe u brohorit nga spektatorët.
“Në Shqipëri unë kam qenë më parë, por asnjëherë në Tiranë që është një qytet shumë i bukur”, ka thënë Zdravko Coliç në intervistë.
"Rinia e tyre është e mrekullueshme dhe më përshëndeti si mbret. Unë ndjeva dashuri në çdo hap”, ka thënë këngëtari, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”."
“Shqiptarët janë njerëz shumë të mirë, miqësor dhe plot dashuri. Përveç në Tiranë unë jam duke menduar për koncert në Shkodër”, ka thënë ai.
BAR ME EMRIN “ZDRAVKO"
Një tjetër e përditshme, “Blic” ka publikuar një fotografi, ku mbrapa këngëtarit gjendjet një lokal me emrin e tij.
Menaxheri i tij tregon se Zdravko Coliç ishte i befasuar ku ai u prit në një bar që mbante emrin e tij. Pronari e kishte quajtuar "Zdravko" për nder të këngëtarit dhe i ka treguar se njerëzit në Tiranë e duan shumë”, ka thënë menaxheri.

(Këngëtari serb mbrapa të cilit është emri i një lokali në Tiranë që mban emrin e tij)
Vizita e këngëtarit në Tiranë ka patur një jehon të madhe në mediat serbe. Ai ka dhënë disa intervista dhe është shprehur shumë entuziastë edhe për koncertin që do të mbaj këtë verë në Tiranë.
Redaksia online
(erneta shevroja/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com