“Zgjohet” policia, kontrollohen
276 persona brenda 24 orëve

“Zgjohet” policia, kontrollohen<br />276 persona brenda 24 orëve
TIRANË - Policia e Tiranës ka kontrolluar 276 persona gjatë 24 orëve të fundit, ndërkaq që në 6 komisatiatet e kryeqytetit janë shoqëruar 131 persona. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, në kushtet e flagrancës janë arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Kontrollet janë duke u bërë në bazë të një plani masash të hartuar nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit për të vënë nën kontroll të gjithë territorin. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dy ditë më parë deklaroi se, rendi dhe siguria e qytetarëve janë një emergjencë kombëtare.

Kontrollet e shumta të policisë janë bërë në zona të ndryshme të Tiranës, ku edhe situata kriminale ka qenë më e rënduar së fundmi. Gjithashtu janë ngritur edhe postblloqe për të kontrolluar makinat pa dokumente apo edhe për të kapur persona në kërkin.

Përveç personave të kontrolluar, efketivët e policisë së kryeqytetit janë bllokuar edhe 230 automjete të ndryshme për dokumentacion të parregullt apo xhama të errësuar.

“Theksojmë se strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, do të vazhdojën të punojnë më tej për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, me synim parandalimin, evidentimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të autorëve të veprave penale, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e Prokurorisë si dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit