“Zogu” i Tunës më i pëlqyeri,
mbi 10 milionë klikime

“Zogu” i Tunës më i pëlqyeri,<br />mbi 10 milionë klikime
Kanë kaluar vetëm dy muaj e gjysëm nga publikimi i këngës me titull “Fenix” nga këngëtarja Altuna Sejdiu me reperin Cozman dhe shifra e klikimeve në You Tube ka kaluar mbi 10 milionë.

Kënga e cila e bëri shkupjanen Tuna të njihej edhe si “zogu” ka thyer një rekord të ri duke e bërë këngën më të klikuar në një kohë shumë të shkurtër.



Siç duket suksesi ka qenë i madh dhe dueti është pëlqyer nga fansat e dy këngëtarëve, të cilët janë edhe në një lidhje me njëri-tjetrin.

Kjo verë ka qenë e mbushur me koncerte pa fund për bukuroshen Sejdiu dhe të dashurin e saj, të cilin e ka pasur pranë në çdo moment.



Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë