Lë djalin në gjumë, largohet 25-vjecarja nga shtëpia/Nëna: Ka mbërritur në Zvicër, e trafikojnë! Pas emisionit, vajza lidhet me nënën dhe gazetaren: Nuk e di nëse do kthehem…

Ermira Bagashi u dhunua nga bashkëshorti edhe kur ishte shtatzanë. Me lindjen e djalit dhuna ishte prezente në familje, derisa ajo zbuloi se i shoqi kurohej për skizofreni. U largua disa herë nga shtëpia, deri ditën kur vendosi të braktisë djalin e të zhduket për afro një vit. Familja mëson se Ermira kishte nxjerrë një pasaportë dhe nga sistemi TIMS rezultoi të kishte kaluar kufirin, duke udhëtuar me një target drejt Riminit në Itali, 4 ditë pasi ishte larguar në nëntor të vitit 2016. Ajo rilidhi kontaktet një vit më pas, ndërsa i dërgoi familjes edhe disa para. 

Vajza e la djalin tek i shoqi dhe pastaj u largua. Nuk më tregoi kurrë se kush ia bëri pasaportën për të ikur. Në nëntor 2016 zbuluam nga sistemi TIMS se ishte larguar në Rimini. Në vitin 2017 më telefoni për herë të parë. Më tha jam ish-vajza jote. Ajo më akuzonte se e kisha cuar unë në atë familje. Doja që ta afroja, por kurrë nuk mësova se me kë jetonte. Ajo më thotë se ka kaluar ne depresion. I dërgova një foto të djalit. Ishte dobësuar shumë dhe vetëm qante. 

Ermira ka folur dy ditë më parë e shqetësuar me nënën, duke i thënë se ndodhej në Zvicër, ndërsa i bënte me shenjë të mbyllte telefonin.

Më mori në telefon dhe më tha duke qarë: Jam në Zvicër. Mami unë do të bëhem engjëll dhe amanet djalin. Shiko vehten. Mos ik tek shtëpia se do të vrasin. Më kërkoi ndihmë dhe më tha se ka edhe vajza të tjera aty. Më tregoi ilacet me të cilat kurohet. Unë dyshoj se asaj mund t’i japin ndonjë gjë’, tha nëna në studio

Me ikjen e vajzës gjyshja nuk sheh dot as nipin 6-vjecar. Familja e ish-bashkëshortit i ka mbyllur cdo mundësi që ajo ta shoh. 

Djalin e vogël e ushqejnë kundra nesh. Ish-bashkëhsorti i vajzës më doli me sëpatë tek dera, dhëndri nuk pranon të ketë asnjë kontakt me ta. Ai kishte një kartelë pasi ishte kuruar për skizofreni.

Pa Gjurmë tenton të lidhet live me Ermira Bagashi, por ajo mbyll telefonin. Kontakti me të u realizua pak minuta pas përfundimit të programit ku 25-vjeçarja tha për ’Pa Gjurmë’ se nuk ishte dhe aq mirë. 
Ermira Bagashi: Ndodhem në Itali. Jam e sëmurë. Nuk mundem dot ta përballoj jetën këtu. Nuk e di a do vij… 
Odeta Dume: Me kë jeton ti ?
Ermira Bagashi: Mos të flasim fare
Odeta Dume: Po pse të mos flasim? Do na e premtosh që do vish në Shqipëri ?
Ermira Bagashi: Do ta mendoj
Odeta Dume: Nuk të ka marrë malli për djalin? Pse nuk vjen? 
Ermira Bagashi: Jam mirë 
Odeta Dume: E kuptoj që je mirë, por do jeshë edhe më mirë nëse do vish në Shqipëri
Ermira Bagashi: Faleminderit

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen