“Le Figaro” për ndeshjen Shqipëri-Francë: Duhen edhe disa javë punë për stadiumin, shqiptarët nuk e kishin harruar ngatërrimin e himnit

 “Le Figaro” për ndeshjen Shqipëri-Francë: Duhen edhe disa javë punë për stadiumin, shqiptarët nuk e kishin harruar ngatërrimin e himnit

Ndeshja Shqipëri-Francë, nuk ka mbetur pa u komentuar nga shtyp francez, më shumë për inaugurimin e stadiumit të ri, “Air Albania Stadium”, sesa për rezultatin.

Media prestigjoze franceze “Le Figaro”, shkruan se stadiumi nuk është ende gati dhe do disa javë punë për të përfunduar i gjithi.

Me titullin “Inaugurimi i stadiumit të ri në Shqipëri me rastin e ndeshjes me skuadrën franceze, i dha hov disa skenave qesharake në Tiranë”, gazeta franceze nuk harron edhe fishkëllimat e tifozëve tani, në momentin që po luhej himni i tyre, duke e cilësuar si një hakmarrje e vogël, për ngatërrimin e himnit të ndodhur më 7 shtator në Francë.

Shkrimi i medias franceze:

Një mbrëmje speciale në Tiranë mbrëmjen e së dielës para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës. Një inaugurim origjinal i stadiumit Air Albania, impiantit fringo të ri në Tiranë.

Në një atmosferë të bukur të një nate të madhe me 22 mijë spektatorë të zhurmshëm (përfshi 3700 francezë), publiku shqiptar tregoi se ka kujtesë. Pas incidentit në ndeshjen e parë të shtatorit të kaluar në ‘Stade de France’, ku u ngatërrua himni nga dhomat e fonisë, spektatorët nuk ngurruan të vërshëllejnë Marsejezën. Pavarësisht se stadiumi vërshëllente, blutë mbetën të përqendruar, ashtu si këngëtarja që udhëzoi fjalët.

Më herët në mbrëmje, disa nga audienca patën mundësinë që të bënin një dush të vogël, që nuk ishte planifikuar në program. Ujitja nisi përpara se lojtarët të dilnin në fushë. Një goditje e vogël në natën e përurimit të një stadiumi, që do ketë nevojë për disa punë përfundimtare në javët e ardhshme. Ende nuk janë vendosur tabelat njoftuese, duke i detyruar gazetarët dhe zyrtarët të kronometrojnë vetë.

Franca mundi mbrëmë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytëzoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padepërtueshme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur