"Le Iene" në Kaçanikun jo vetëm
të Lavdrim Muhaxherit: Qyteti i ISIS

të Lavdrim Muhaxherit: Qyteti i ISIS">
Gazetarët e emisionit investigati "Le Iene" kanë bërë një reportazh titulluar "Kaçaniku - Qyteti europian i luftëtarëve të ISIS" për xhihadistin më të kërkuar në botë me origjinë nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, i cili shfaqet në video duke prerë koka të "pa feshë". Gazetarët italianë kanë shkuar në Kaçanik dhe kanë marrë prononcime me kamera të fshehura nga vëllai dhe motra e Muhaxherit...të dy shumë të ndryshëm edhe në pamje nga Lavdrimi, i cili dallon nga mjekra dhe veshja e gjatë karakteristike e xhihadistëve. Motra shprehet se Lavrimi i ka rrëfyer se ka ikur të luftojë për Allahun - "por Zoti lart e di më së miri" - thotë ajo. Faiku, është një tjetër banor i Kaçanikut i cili rrëfen se për të kthyer dy djemtë e tij nga Siria, ka shkuar deri në Aleppo, por nuk ka mundur të bidesojë më ta. 

....
Ai njihet nga anëtarët e Shtetit Islamik si ‘Kasapi”. Bëhet fjalë për komandantin famëkeq nga Kaçaniku i Kosovës, Lavdërim Muhaxheri, i cili është një nga terroristët më të kërkuar në botë. Në dy video të postuara nga ISIS, ai ekzekuton njerëz të cilët i quan të pa fe.
 
"Keni me gjet fundin si ky qen", - shprehet Muhaxheri në një prej videove të tij ku ekzekuton njerëz.
 
lavdrim muhaxheri

Gazetarët e misionit italian investigativ "Le Iene" kanë shkuar në Kaçanik, e pikërisht në banesën e Lavdërim Muhaxherit, ku kanë folur vëllezërit e tij. Nga Kaçaniku me 30 mijë banorë rreth 30 persona i janë bashkuar ISIS.
 
lavdrim muhaxheri

"Nuk di çfarë të them, ne jemi këtu të punojmë. Ai ka shkuar atje, dhe ne nuk e dimë se cfarë i bjënë"
, - shprehet vëllai i tij.
 
Nga Kaçaniku është dhe Abu Muqatil apo Al Kosova, i cili në një video nga Shteti Islamik kërcënon vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos Kosovën e Shqipërinë se i presin ditë të zeza.

lavdrim muhaxheri
 
"Në emër të Allahut, do të keni frikë të ecni në rrugë. Atëherë kur ju flini do t'ju mbysim ju", - thuhet në videon e ISIS-it ku terroristi në fjalë flet shqip.
 
Por çfarë mendon motra e tij?
 
lavdrim muhaxheri

"Vijnë të gjithë në shtëpinë tonë nxjerrin kamerat dhe regjistrojnë pa lejen tonë, i nxjerrin pa njoftimin tonë. Ai më ka thënë që ka ikur për Allahun, por Zoti lart e di më mirë. Nëse edhe ti do të besoje do të niseshe
", - shprehet ajo.
 
Imami i xhamisë thotë se ata nuk luftojnë në emër të fesë, por lufta e tyre është një krim kundër njerëzimit.
 
lavdrim muhaxheri

"Një luftë pa kuptimë, që nuk është xhihad, atëherë është krim",-
thotë imami.
 
Faiku, i cili ka dy djemtë e tij në Siri, si pjesë e shtetit islamik tregon dramën e tij. Ai madje ka shkuar vetë deri në Siri për të tërhequr fëmijët dhe aty ka parë një tmerr të vërtetë.
 
lavdrim muhaxheri

"Djali im i madh ka shkuar në luftë më gruan dhe dy fëmijët, më pas është vrarë. I dyti nuk ka vajtur për të luftuar, por ka shkuar për të ndihmuar për fëmijët. Djali tjetër  do që të kthehet por bandat e  xhihadistëve nuk e lënë. Disa hoxhë në Kosovë manipulojnë, kanë çuar fëmijë të rinj nga 13-17 vjeç. Kam arritur të shkoj në Aleppo, por nuk më kanë lejuar të hyjë të diskutoj me ta.

lavdrim muhaxheri

Kam shkuar deri tek dera e kampit aty dhe nuk më lanë të hyj. Me e paramendu se çfarë ke parë atje, ta kthesh kohën, nuk mundesh më me fjet. Kam parë fëmijë me koka të prera....

lavdrim muhaxheri

Linku për videon e realizuar nga gazetarët e emisionit italian Le Iene 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe