'Le Monde Diplomatique' do të flasë shqip, Yzeiri: Do rikthejë kënaqësinë e të lexuarit të gazetave

Le Monde Diplomatique” tashmë do të flasë shqip. Për të gjithë lexuesit shqiptarë, gazeta e njohur franceze do të jetë në duart e lexuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Kryeredaktori Ilir Yzeiri në një intervistë për Report Tv, thotë se  “Le Monde Diplomatique” do të jetë ajo çfarë i ka munguar lexuesit nga shtypi i shkruar, pasi fokusi kryesor do të jetë te analizat e thelluara për të kuptuar në një perspektivë tjetër gjithçka që ndodh në Shqipëri, por edhe për t'u njohur me historitë dhe ngjarjet më interesante të botës.

“Le Monde Diplomatique” është quajtur CNN i shtypi shqiptar, sepse tekstet që botohen aty janë të një niveli shumë të lartë, kanë një paanësi të admirueshme, një thellësi profesionale të padiskutueshme dhe shumë të bukura për t'u lexuar. “Le Monde Diplomatique” ka si fokus jo një vend të veccantë, por të gjithë botën. Të gjitha ngjarje do t'i gjesh t analizuara dhe të interpretuara nga gazetarë shumë të mirë, profesionistë, ndonjëherë nga autorë librash", u shpreh Yzeiri.

Për kryeredaktorin Ilir Yzeiri, gazeta “Le Monde Diplomatique” do të kthejë kënaqësinë e të lexuarit të gazetave në Shqipëri.

"Vjen pikërisht në këtë kohë krizë dhe kam përshtypjen që do të ndikojë që t'i kthejë lexuesit dëshirën për të lexuar dhe nuk mund ta lexosh për një ditë, por do të paktën një javë, pra është si një revistë ose si një roman që ti e merr që mund të lexosh kapitullin e parë dhe e lë dhe pastaj mund të lexosh një dosje për korrupsion, pastaj mund të lexosh shkrimë të shkurtra, analiza. Mos të harrojmë që shkrimet origjinale janë në frengjisht dhe ne i kemi kushtuar shumë rëndësi përshkrimit", përfundoi Yzeiri.

Numri i radhës i “Le Monde Diplomatique” do të jetë në mesin e muajit tetor.  Madje Yzeiri tregon dhe pak për të ardhmen e këtij projekti, pasi shumë shpejt do të jetë edhe online. Pika më e fortë e “Le Monde Diplomatique” është pavarësia editoriale, një element i munguar në shtypin e shkruar shqiptar.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjanica: 28/09/2019 23:03

    hik mer ti qethu se le nom, koka modhe floku shkurter thot populli. hik pra tashi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve