Kievi është i gatshëm të pranojë krijimin e një zone të demilitarizuar në Donbas. Kështu shkruan Le Monde, duke cituar burimet e saj. Zona e demilitarizuar do të ishte në të dyja anët e vijës së demarkacionit. Ky lëshim, shkruan gazeta, është miratuar nga Evropa. Donbasi, një rajon strategjik me një basen të rëndësishëm minerar, i dëshiruar nga Rusia që prej vitit 2014, mund të vihet nën mbikëqyrjen e forcave ndërkombëtare, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, për të parandaluar agresione të mëtejshme ruse.
Këshlltari i Vladimir Putin, Yuri Ushakov, i cituar nga agjenctië Tass dhe Interfax tha se rusët nuk janë njohur ende me një plan amerikan të ndryshuar, por thekson se në momentin që do të njihen me të, shumë detaje aty nuk do ti pëlqejnë Kremlinit.
“Ne nuk kemi parë asnjë version të modifikuar të planeve amerikane. Kur ta shohim, mund të mos na pëlqejnë shumë gjëra,” tha ai. “Herët a vonë, kontaktet aktive me amerikanët do të rifillojnë, sepse ajo që amerikanët po koordinojnë aktualisht me evropianët dhe ukrainasit duhet të na paraqitet, gjë që natyrisht do të shkaktojë përgjigjen tonë të duhur,” shpjegoi ai.
Lajmi kryesor:
Putini: Lufta është në favorin tonë! Media: Ukraina 'po' Donbasit të çmilitarizuar! Kievi: Do të votohet për territoret











