Ledion Liço këtë sezon të ri televiziv, nuk do ketë kohë as për të ngrënë apo për të fjetur. Kjo sepse, moderatorit të Top Channel, i është besuar prezantimi i një pjese të mirë të programeve.

Siç dihet Rudina Xhunga nuk do të shfaqet më të hënave me emisionin e saj 'Shqip' dhe duket se hapsirën e saj do ta zotërojë Ledioni. I dashuri i Sarës, vajzës së të ndjerit Dritan Hoxha, mendohet se do të fillojë një format të ri televiziv që do të transmetohet në të njëjtin orar me emisionin 'Shqip'.

29-vjeçari do të marrë gjithashtu drejtimin e 'Mag', që deri para pak kohësh ishte nën moderimin e Alban Dudushit dhe do të bashkëdrejtojë '100 milionë' me kolegun e tij Eno Popi. E sikur të mos mjaftonin këto, Ledioni edhe këtë vit do të jetë moderatori i reality-show Big Brother Albania, që transmetohet në Top Channel.
ledion
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)