Ledri apo Noizy? Ledri ka
frikë se do të zgjidhni Noizy-n...

Ledri apo Noizy? Ledri ka<br />frikë se do të zgjidhni Noizy-n...
Vendimi i Ledri Vulës për të shtyrë një koncert që do të zhvillohej në një club në Gjermani, ka revoltuar menaxherin e lokalit, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Ledri supozohet të këndonte bashkë me Nora Istrefin, por thuhet të ketë çuar fjalë nëpërmjet një kolegu se nëse nuk shtyhej koncerti i Noizy-t që do të zhvillohej në të njëjtën ditë aty pranë, ai nuk do të shkonte në concert dhe kërkoi kështu shtyrjen e tijpër dy ditë më pas. Menaxheri ka shprehur shqetësimin e tij në Facebook, pasi ky vendim i papritur i reperit nga Kosova do t’i kushtonte shumë lokalit, që kishte bërë të gjitha shpenzimet e nevojshme.

"A nuk është turp për këngëtarin Ledri Vula dhe për Nora Istrefin që një muaj pasi ka dalë reklama se Ledri Vula dhe Nora Istrefi do të jenë në Hannover më 22.04.2016, Ledri Vula më 22 prill të porosisë një koleg të vetin të më thotë mua që të marr Medën apo Genën sepse më 22 prill diku afër këndojnë Noizy me Dhurata Dorën? ‘Nëse nuk shtyhen këta unë nuk vij në Hannover’ thotë Ledri Vula. Ledri, ti me Nora Istrefin jeni në reklamë. Ju po i frikësoheni Noizy-t. Ledri pasi e anullove koncertin mendo pak se i tradhëtove ata adhurues që bënë rezervine për datën 22 prill. Ledri Vula 3 bileta avioni, salla, reklama, të gjitha këto i paguaj unë, e ti Ledri Vula anullon koncertin? Është turp për ty!"

Nga ana tjetër kanë reaguar edhe menaxherët e Ledrit, që kanë përgënjeshtruar fjalët e menaxherit të club-it në Gjermani. Express raporton se burime të afërta të reperit i hedhin poshtë këto aludime, duke u shprehur se koncerti nuk është anulluar, por është shtyrë për shkak të sjelljes jo-korrekte të menaxherit në fjalë. 'Ai njihet si mashtrues', kanë thënë burimet, duke thënë se ai nuk i ka dhënë Ledrit shumën e parave të parashikuara.
ledri vula
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot