Ledri Vula është një nga reperët më të përfolur përsa i përket jetës private dhe profesionale. Sot ai është vlerësuar me një çmim të veçantë nga kryetarja e bashkisë së Tetovës.
Reperit i është dhënë titulli i mirënjohjes. Ledri Vula i ka shprehur emocionet e përjetuara me anë të një postimi në Instagram ku falënderon kryetaren e bashkisë të Tetovës dhe për mirënjohjen dhe mikpritjen.
‘Faleminderit për mirënjohjen dhe mikpritjen kryetares së Tetovës, Teuta Arifi. Faleminderit për çdo gjë që shqiptarët e Maqedonisë kanë bërë për ne. Faleminderit’.

Postimi i Ledri Vulës në Instagram
/Shqiptarja.com
Komento
Komente

