Ledy Gaga: Si më përdhunuan
kur isha vetëm 19 vjeçe (Video)

Ledy Gaga: Si më përdhunuan<br />kur isha vetëm 19 vjeçe (Video)
Videoklipi i këngës “Till It Happens to You” (Derisa të të ndodhë ty) është një apel kundër përdhumimeve të vajzave. I gjithi bardhë e zi, në të portretizohen tri incidente të veçuara abuzimesh seksuale në konvikte.
 
“Videoja ka përmbajtje grafike që mund të jetë shqetësuese emocionalisht, por pasqyron realitetin e asaj që ndodh përditë në kampuset e kolegjeve”.
 
Kështu thuhet në fillim të videos emocionale, të cilën Ledy Gaga e regjistroi për “The Hunting Ground”, një dokumentar për përdhunimet në kampuset universitare në SHBA. Videoklipi u publikua më 17 shtator.
 
Skena turbulluese, të interpretuara nga aktorja Nikki Reed ndodhin në dhomën e saj në konvikt, ndërsa mikesha e saj, luajtur nga Kiersey Clemons, bëhet një viktimë e përdhunimit pas një feste në grup.
 
Dhjetorin e shkuar, këngëtarja 29-vjeçare tregoi se kishte qenë viktimë e abuzimit seksual kur ishte 19 vjeç.
 
“Kam përjetuar momente të tmerrshme, por jam e aftë të qesh tani, pasi kam bërë shumë terapi mendore, fizike dhe emocionale, për t’u shëruar me kalimin e kohës. Muzika ka qenë e mrekullueshme për mua. Por, ajo (përvoja e përdhunimit) ishte një guackë e vetes sime. Ajo nuk isha unë. Nuk më ndikoi aq shumë atë kohë, por katër ose pesë vite më vonë. Më goditi fort. Isha aq e traumatizuar, saqë i thosha vetes ‘vazhdo’, pasi duhet të dilja nga ajo gjendje”, kishte rrëfyer këngëtarja.
 
Sot, Ledy Gaga po luan rolin e saj për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen. Fitimet nga shitja e këngës do të dhurohen për të ndihmuar viktimat e abuzimeve seksuale.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve