Pas barazimit në derbi me Tottenham, Chelsea shkoi edhe më keq në sfidën e tretë të Premier League. Kjo pasi humbi në transfertë me Leeds, që fitoi 3-0 ndaj Bluve të Londrës.
Dy gola të shënuar në harkun kohor të katër minutave në pjesën e parë, fillimisht Aaronson në 33’ dhe më pas Rodrigo në 37’. Të besuarit e Tuchel u përpoqën deri në fund ën të shmangnin humbjen, por vendasit u mbrojtën mirë. Leeds shënoi edhe golin e tretë në 69’ me Harrison.
Koulibaly, nga ana tjetër, mori kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me 10 vetë. Në këtë sfidë mungoi Armando Broja për Chelsean, i cili është dëmtuar në mesin e kësaj jave.