Kryebashkiaku u akuzua se po pinte kokainë! Balla: Nëse SPAK ngre akuzë reagimi do jetë i ashpër! PS s'mbron askënd

TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se nëse do vërtetohen akuzat e Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqet në një video duke pirë kokainë, reagimi i Partisë Socialiste do të jetë i ashpër. Balla tha se PS nuk do të marrë një mbrojtje askënd dhe sapo të jetë ngritur akuza e parë nga prokuroria do të vijë edhe reagim i ashpër i PS. Ai vlerësoi nisjen e hetimeve nga SPAK si një hap në drejtësinë shqiptare.

"Prej dhjetorit 2019 kur ka filluar puna SPAK, subjekti i së cilës janë nga presidenti tek të zgjedhurit vendorë, duhet të pranojë një standard ndryshe nga ai që ka qenë. Unë dua ta përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë. PS nuk do të marrë kurrë në mbrojtje askënd. Unë nuk di pistat ku po heton prokuroria. Sapo prokuroria të ketë ngritur akuza reagimi im do të jetë i ashpër. Bashkohem me qytetarët e Bulqizës për të ndjerë neveri nëse vërtetohet ashtu si ndjejmë neveri për partitë që po e përdorin. Unë nuk i kthej asnjë përgjigje Partisë Demokratike. PD ka akuzuar kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe prej 6 muajsh nuk është vërtetuar asnjë akuzë. Ju thatë 5, mund të ketë edhe 55, por tani kemi organet e drejtësisë për t'i shkuar deri në fund. Rast i djeshëm është një rast për të vërtetuar se çështjeve nuk mbyllen me një akuzë politike. Ajo që duam ne është se nëse vërtetohen akuzat është që dënimi të jetë i ashpër", tha Balla.

Alla mbrëmë dëshmoi në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ku mohoi të jetë ai personi në video. Jashtë dyerve të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë Alla refuzoi të jepte një deklaratë duke shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 24/01/2020 21:09

    Z Balla ,po kjo akuze u be nga zoteri Hoxha ,edhe me figur ; se paku ne median vizive keshtu e pam .Sigurisht popullit i duhet me shum se sa kurr , te tregohet ashiqare e verteta .Si eshte e mundur z qeveritar ,qe ne krye te institucioneve te popullit te livadhis derri e dosa ,dhe ju qe jeni pergjegjes direkt per kete pune, me nje qetesi apostolike te thoni se -ne nuk dim gje -;atehere c'far duheni ju ,ne krye te pushtetit kur s'ju hyka ne pune shkaterrimi i institucioneve te popullit ,duke vendosur ne kryje burgaxhinj e drogaxhinj .Zoti ju ndihmoft . Faleminderit .

    Përgjigju
  • HANXHARI: 24/01/2020 15:05

    Testi i drogës të parit që duhet ti bëhet testi është salhe kriminelit. Ai është e pa diskutushme që mer drog. Kot nuk është ai psikopat aktiv.

    Përgjigju
  • I tej: 24/01/2020 14:52

    Po Birisha kur do denohet per vrasje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim