Rasti i kryebashkiakut të Bulqizës, Felaj: E papranueshme! Nëse është e vërtetë duhet të largohet (VIDEO)

TIRANE-Komisionet e vettingut për punonjësit e policisë së shtetit janë pezulluar për shkak të problemeve në godinën e Pallatit të Kongreseve, ndërsa do të rifillojnë ditën e martë. Ermonela Felaj garantoi efektivët e policisë se procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm prandaj u kërkoi që të rrinë të qetë dhe të luftojnë krimin. Në komunikimin me gazetarët, kryetarja e Komisionit të Sigurisë komentoi edhe cështjen e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, por edhe ekstradimin e mësuesit gylenist turk, Harun Çelik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Problem sallat te 'Kongreset', pezullohet vettingu në polici, seancat rinisin të martën

1579864041_felaj.jpg

Komisioni i Vettingut në Policinë e Shtetit do të rinisë ditën e martë të javës që vjen pas pezullimit për pak ditë për shkak të problemeve me sallat te pallati i kongreseve.  "Janë pezulluar për shkak të problemeve me sallat te Pallati i Kongreseve, Komisioni e ka shtruar punën e vet. Policia të mos jetë e frikësuar, procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm, ata të mos shkëpusin luftën kundër krimit. 92 subjekte nga gradat e larta janë shortuar. Javën që vjen të martën të dalin në seancën përkatëse, të cilat na rezultuan se janë pezulluar për shkak të disa problemeve të ambienteve te Pallati i Kongreseve" tha Ermonela Felaj.

Ora 12:09
Ekstradimi i turkut të Gylenit, Felaj: S'janë shkelur të drejtat e njeriut

1579863201_felaj.jpg
Ermonela Felaj u pyet nga gazetarët në lidhje me akuzat e avokatit të turkut Hasan Çelik që dyshohet se është pjesë e Gylenit, që u ekstradua nga Shqipëria në fillim të këtij viti, ndërsa deklaroi se nuk janë shkelur të drejtat e njeriut, pavarësisht deklaratave të mbrojtësit ligjor dhe eurodeputetes rumune.

"Kjo nuk është cështje që ka lidhje me komisionin e Sigurisë dhe as me organizatën në fjalë. Janë procese gjyqësore dhe duhen ndjekur në gjykatë. Nuk është proces që hynë në kompetencën tonë. Nuk mund ta themi se janë shkelur të drejtat e njeriut, nuk mund ta imagjinojmë dhe ta themi. Nëse ka shkelje të ligjit duhet ta thotë gjykata" tha ajo.

Ora 12:07
Alla duke marrë kokainë? Felaj: E papranueshme, nëse vërtetohet duhet të largohet nga detyra (VIDEO)

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj e cilësoi të papranueshme videon e publikuar në media, që PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës është duke marrë kokainë. Deputetja e PS-së u shpreh se nëse është e vërtetë, ai duhet të largohet nga posti.

"Unë nuk dua të paragjykoj, më vjen mirë që ka reagim shoqëruar, isha e bindur që do të kishte dhe kjo do të thotë se sjellje të tilla janë të papranueshme kushdo që ti kryejë. Reagimi shoqëruar të rrënon dhe veprimi është më i shpejtë nga ai që sjell ligji, që është abstrakt dhe të përcaktojë cdo lloj situatë.

Nëse dikush thyen rregullat e punës nuk meriton që ta ushtrojë më këtë funksion. Ka lidhje me gjestin dhe të qenit përdorues, nuk përshtatet me detyrën e funksionarit publik. Rasti konkret është duke u hetuar SPAK" deklaroi Felaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 24/01/2020 13:09

    Kryebashkiaku duhet te largohet nga detyra. Po te ishte nje njeri i thjeshte duhet te shkonte ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë