Lefter Koka: Do monitorohen të
gjitha fabrikat e riciklimit të mbetjeve

Lefter Koka: Do monitorohen të<br />gjitha fabrikat e riciklimit të mbetjeve
Ministri i Mjedisit Lefter Koka kreu një vizite në një fabrikë riciklimi të mbetjeve në Porto Romano.

Në fjalën e tij, ministri Koka deklaroi se do të monitorohen të gjitha fabrikat e riciklimit në të gjithë vendin për të parë kushtet e sigurisë së tyre ndaj ndotjes së mjedisit.

Sipas Kokës në industrinë e përpunimit të mbetjeve urbane janë të punësuar 40 mijë njerëz por kjo industri ka disa vjet që ndodhet në një situatë të vështirë pasi nuk është në gjendje të sigurojë lëndën e parë të cilën është e detyruar ta sjellë nga jashtë.

Vetëm në këtë fabrikë janë investuar 17 milionë euro dhe janë të punësuar mbi 100 punonjës. Pronari i saj është i detyruar që të importojë lëndën e parë duke rritur kështu koston e prodhimit.

Nga ana tjetër Ministri i Mjedisit garantoi mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i mbetjeve që mund të hyjnë jashtë listës së atyre të lejuara. Jane të gjitha kapacitetet për një kontroll rigoroz ndaj mbetjeve që do të importohen.

Ndërsa pronari i fabrikës deklaroi se sasia e mbetjeve e fabrikës nga përpunimi i atyre që do të importohen do të jetë 0 kg që do të thotë se mbeturinat që do të vijnë nga jashtë janë 100% të përpunueshme.

"Ka rreth 40 mijë njerëz të cilët janë të vetëpunësuar në këtë sektor relativisht të vështirë, por në fund të ditës kryejnë atë mision aq të rëndësishëm i cili është ndarja e mbeturinave në burim. Këto janë industri të cilat në shumë shtete europiane subvencionohen, ndoshta jemi i vetmi vend në Europë që nuk i subvencionojmë. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë mbetje të cilat mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve shqiptarë. Do të shkojmë në pikat doganore në momentet e importimit, do kërkojmë të jemi sa më transparent dhe nëse këto biznese do të falimentojnë apo do të ulin kapacitetet do të thotë të kemi një numër shumë të madh njerëzish që do të shkojnë në shtëpitë e tyre", është shprehur ministri.


lefter koka per riciklimin ne dr
lefter koka per riciklimin ne dr
lefter koka per riciklimin ne dr
lefter koka per riciklimin ne dr


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet