VLORË - Marrja e masave për parandalimin e zjarrit në pyje ka qenë kryefjala e vizitës që ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi sot në parkun kombëtar të Llogarasë në Vlorë.
Koka në këtë takim shoqërohej nga drejtuesit vendore dhe ata të emergjencave civile.
“Është e udhës që sot sëbashku t’u bashkangjitemi masave që ka marrë qoftë ministria e mjedisit, por edhe Prefektura e qarkut të Vlorës. Të kuptohemi që nuk munden të vetme institucionet shtetërore të ruajnë pyjet dhe malet e Shqipërisë. Kjo kërkon bashkëpunim të domosdoshëm me pushtetin vendor me qytetarë të tjerë, që janë banorë të zonës.”-tha Lefter Koka
Përfshirja e pyjeve nga zjarret është një ndër problemet më evidente gjatë sezonit të verës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO