Lefter Koka: Pastrimi i hot-spoteve
kushton 500 milionë euro

Lefter Koka: Pastrimi i hot-spoteve<br />kushton 500 milionë euro
TIRANE- Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka na njeh me arritjet dhe projektet më të rëndësishme të kësaj Ministrie, si dhe më fokusin e 2014-ës. Gjithashtu Minisrti deklaron se falë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, edukata mjedisore do të jëtë pjësë e programit mësimor për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme.
Njëqind ditë qeverisje nuk është një kohë e gjatë, megjithatë qeveria e re u angazhua maksimalisht për të arritur të gjitha objektivat e saj. Ministria e Mjedisit, në kushtet e një buxheti të boshatisur, tregoi se nëse ka vullnet dhe dëshirë për të punuar mund të arrihen rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët. Në ditët e para të punës sonë mund të përmend arritje si aksioni për mbylljen e furrave të paligjshme të gëlqeres në Krujë.

Një tjetër arritje është hartimi dhe miratimi në Këshillin e Ministrave i ligjit për moratoriumin 2 vjeçar të ndalimit të gjuetisë  në vendin tonë, i cili pritet të miratohet në parlament. Gjithashtu mund të përmend, ndërmarrjen e iniciativës dhe finalizimin e saj për ndalimin e importit të mbetjeve në Shqipëri. Hartimi i projekteve të zbatimit për dy investime të rëndësishme për vitin 2014, të cilat janë rehabilitimi i zonës së dëmtuar dhe eroduar të Kodrës së Currilave në Durrës, dhe projekti i gjelbërimit i aksit rrugor Tiranë-Rinas. Një projekt i cili do të inagurohet në muajin janar është krijimi i sistemit të të dhënave për informacionin mjedisor dhe implemntimi i tij në faqjen zyrtare të internetit të ministrisë për informimin e publikut; Një arritje tjetër është evidentimi i ndërtimeve të paligjshme ne Zonat e Mbrojtura. Tashmë ka filluar marrja e masave për prishjen e tyre.

çfarë do të ketë në fokus 2014-a?
     Viti 2014 do të ketë në fokus një sërë objektivash nga ana e      Ministrisë së Mjedisit, por ndër më kryesoret do të theksoja mbrojtjen dhe përmirsimin e pyjeve dhe rritjen e sipërfaqeve pyjore;  Përmiresim i sistemit të kontrollit dhe rritja e fuqisë së zbatimit të ligjit në fushën e mjedisit; riorganizimi dhe fiuqizimi i strukturave në varësi të ministrisë për një menaxhim më të mirë të mjedisit, pyjeve, ujrave dhe biodiversitetit;

Ne jemi të fokusuar në kryerjen e studimeve të fizibiliteit për menaxhimin e burimeve ujore, hartimi i kadastratës kombëtare të ujit dhe hartimi i strategjisë kombëtare të ujerave. Në fushën e përmirësimit të cilësisë së ajrit për vitin 2014 do të kemi një strategji dhe një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen e cilësisë së ajrit si dhe do të kemi një përmirësim të sistemit të monitorimit të ajrit. Në fushën e natyrës do të përqendrohemi në menaxhimin e qëndrueshëm dhe zbatimin e planeve të menaxhimit në zonat e mbrotjura duke u përqendruar në Parqet Kombëtare;
 
Mbrojtja e faunës së egër do jetë një tjetër prioritet dhe nëpërmjet miratimit të moratoriumit të ndalimit të gjuetisë do të arrijmë sukseset e para në këtë fushë. Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë  padyshim prioritet ynë, pasi nëpërmjet tij Shqipëria është përfituese e drejtëpërdrejtë e shume projekteve në fushën e mjedisit, pyjeve dhe ujërave; Programi dhe axhenda e integrimit europian janë një tjetër drejtim dhe prioritet i yni për vitin 2014, si edhe nxitje e partneritetit publik privat për rritjen e investimeve në fushën e mbetjeve dhe mjedisit në Shqipëri.
 
 Çfarë praktike apo modeli po ndjek kjo Ministri në  lidhje me rehabilitimin e mjedisit në vend?
Ministria, për shumë vite, është asistuar në kuadër të programeve të financuara veçanërisht nga BE. Modeli që ndjek Shqipëria në fushën e mjedisit bazohet mbi modelet e Bashkimit Europian, pasi edhe legjislacioni, strategjitë, planet kombëtare për fusha të caktuara janë marrë nga ato europiane. Ky model përmban një legjislacion të plotë mjedisor dhe të përafruar 100% me direktivat e BE-së. Konsiston në institucione të fuqizuara dhe të afta për të zbatuar kuadrin ligjor; politika të qarta afatgjatë dhe të parashikuara në strategjitë ndërsektoriale dhe sektoriale; plane të qarta veprimi me masa, objektiva dhe indikatorë të matshëm. Si edhe përmbushjen e standardeve mjedisore kombëtare dhe përafrimin e tyre me ato të BE-së.
 
 Si mund të realizohet eleminimi i hotspoteve duke ditur që kërkojn një investim të madh?
Eleminimi i hot-spoteve është padyshim me një kosto të madhe e cila shkon rreth 500 milionë euro. Gjithësesi, rehabilitimi i tyre do të jetë pjesë e një programi kombëtar dhe afatgjatë. Fondet për rehabilitimin e tyre kryesisht do të jenë të donatorëve pa përjashtuar dhe fondet e qeverisë shqiptare.
 
 Deri ku na lejojnë të arrijmë financat dhe mundësitë pranë kësaj Ministrie?
Buxheti i këtij viti është ndër buxhetet më të mira  të miratuara për këtë ministri. Investimet kryesore në fushën e mjedisit do të përqendrohen në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, investimet për ndërtimin e impmianteve të trajtimit të ujrave të zeza, ku kryesore mbetet projekti i Durrësit i miratuar tashmë nga Banka Botërore. Buxheti do na lejojë që për vitin 2014 të kemi investime në fushen e pyjeve për rritjen e sipërfaqeve të fondit pyjor si dhe të përmirësimit të zonave të dëmtuara dhe degraduara.

Përqendrimi ynë do të jetë në Parqet Kombëtare si ai i Lurës, Bozdovecit në Korçë, dhe Llogarasë, pa nënvlerësuar edhe Parkun Kombëtar të Dajtit dhe zona të tjera te mbrojtura. Ky fond për këtë vit do të jetë rreth 4 milion Dollarë. Pjesë e buxhetit të ministrisë janë edhe donacione në kuadër të  Bankës Botërore, PNUD, GEF, SIDA, etj. Këto financime për katër vitet e ardhshme arrijnë një shifër prej rreth 25 milion dollarë. Ato do të përqendrohen kryesisht në fushën e pyjeve, hot- spoteve, zonave të mbrotjura, si dhe në ndryshimet klimatike. Shqipëria, në kuadër të programit IPA, ka të miratuara për katër vitet e ardhshme një fond prej 8 Milion Euro, i cili do të përdoret  në fushën e mbetjeve, ndryshimeve klimatike dhe të biodiversitetit.
 
 çfarë roli luan ndërgjegjësimi i popullsisë për  një ambjent më të pastër?
Ndergjegjësimi i popullsisë është  një element i rëndësishem dhe i domosdoshëm për përmbushjen e objektivave politike në fushen e mjedisit. Publiku, perveç kontributit jep edhe një oponencë  të rëndësishme dhe të domosdoshme për institucionet publike.
Ne mendojmë se ende ka shumë për të bërë në këtë drejtim dhe për këto arsye ministria ka filluar një projekt pilot në Bashkinë Durrës për ndarjen e mbetjeve në burim, duke integruar këtu së pari shkollat e ciklit nëntë vjeçar dhe të mesëm. Gjithashtu, ministria është duke finalizuar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës  për edukimin mjedisor dhe integrimin e këtyre çështjeve në programin shkollor për ciklin nëntëvjeçar dhe të mesëm.
 
 Me cilat institucione apo Ministri po bashkepunon Ministria e Mjedisit për realizimin e projekteve dhe planeve të saj?
Ministria ka rol të shumfishtë. Në rastet e hartimit të politikave dhe programeve ka një rol udhëheqës dhe është përgjegjëse direkte për këto iniciativa.
Po ashtu, ministria, në kuadër të politikave të investimeve dhe të mbrotjes së mjedisit bashkëpunon me ministritë e linjës përgjegjese për fusha të caktuara të ekonomisë.
Për sa i takon monitorimit dhe raportimit të gjendjes së mjedisit, kjo është detyra jonë parësore dhe nëpërmjet këtij procesi ne infromojmë qeverinë dhe publikun për gjendjen e mjedisit dhe masat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e tij.
Po ashtu, ministria është përgjegjëse për hartimin dhe përafrimin e legjislacionit mjedisor me direktivat e BE-së. Ky mbetet prioriteti  ynë në vazhdim.
 

  Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës