Lefterie Lleshi në krye të KQZ
opozita nuk voton në Kuvend
Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të drejtohet nga një grua. Kuvendi zgjodhi sot me 73 vota pro Lefterije Lleshin si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deputetët socialistë nuk votuan në këtë votim të fshehtë.
TIRANE- Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të drejtohet nga një grua. Kuvendi zgjodhi sot me 73 vota pro Lefterije Lleshin si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deputetët socialistë nuk votuan në këtë votim të fshehtë.
Lefterie Lleshi është këshilltarja juridike e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Përveç faktit që Lleshi është punonjëse e Administratës së Kuvendit si dhe anëtare në KLD-së ajo për 8 vite ka qenë dhe punonjëse në Shërbimin Informativ Kombëtar.
“Është civilizim që në krye të institucionit kemi një zonjë, si e refuzuat dhe e humbët këtë rast, e kam për zonjat”- tha kryetarja e Parlamentit duke iu drejtuar deputeteve femra të opozitës. Kuvendi votoi dhe emrat e anëtarëve të tjerë të
KQZ-së.
Kuvendi miratoi dhe anëtarët e KQZ-së. Deputetët miratuan dhe 6 anëtarët e rinj të KQZ-së. Kështu Partia Demokratike do të përfaqësohet sërish në këtë institucion me Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, të cilët pas votimit të fshehtë morën secili nga 119 vota. Edhe kandidaturat e propozura nga Partia Socialiste, përkatësisht Alban Shtylla dhe Denar Biba morën respektivisht nga 127 dhe 129 vota. Ndërsa përfaqësuesit e partive të vogla në KQZ Ilirjan Muho, i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) mori 90 vota, ndërsa Jano Jani i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 127 vota.
BERISHA: RISTANIN DO TA KEM NE KRAH NE BETEJAT E ARDHSHME Kryeministri Berisha duke falënderuar ish kreun e KQZ-së Arben Ristani paralajmëroi se ai do të mbetet një bashkëpunëtor i ngushtë i tij.
“Dua të garantoj Ristanin se është nder e kënaqësi të vazhdoj bashkëpunimin me të dhe të theksoj se ka pasur mirëkuptimin tim të plotë kur vendosi të mos kandidojë për kreun e KQZ për faktin se ishte i pari kryetari i KQZ që zgjidhet me konsensus. Mos u bëni merak se në krah timin do ta keni në të gjitha betejat e ardhshme e të rëndësishme. Po ia bëj falenderimin se po shkëputet nga një detyrë shtetërore që e kreu me dinjitet të madh e po largohet për shkakun e vetëm se ju e prishët konsensusin."- tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53