Lefterie Luzi: Të ndalet fushata e
parakohshme...ose gjobë partive

Lefterie Luzi: Të ndalet fushata e<br />parakohshme...ose gjobë partive
TIRANË -  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi institucionit të vetëm për administrimin e zgjedhjeve, u bëri thirrje partive politike që të ndalin fushatën e parakohshme. Në mbledhjen e kësaj të hënë, kryetarja e KQZ-së theksoi edhe njëherë se fushata nis zyrtarisht më datë 22 Maj dhe se kushdo që shkel Kodin Zgjedhor, tha ajo, - do të dënohet me gjobë nga 100-500 mijë lekë të reja. 

Forcat politike në vend nuk ngurruan të prezantojnë në një fushatë intensive elektorale kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Një fakt që nuk do të tingëllonte çuditshëm nëse kandidatët për kryebashkiak nuk do të kishin shkelur Kodin Zgjedhor i cili përcakton se fushata elektorale nis vetëm një muaj para zgjedhjeve, e konkretisht më 22 maj.

Komisoni Qendor i Zgjedhjeve i ka kërkuar zyrtarisht sot mediave në vend të mos pasqyrojnë aktivitet elektorale që partitë kanë nisur në funksion të zgjedhjeve të 21 qershorit. Kjo kërkesë absurde justifikohet prej faktit se sipas KQZ-së partitë shqiptare po shkelin kodin zgjedhor dhe kanë nisur fushatën më herët se data 22 maj, kur ajo nis zyrtarisht.

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas