DURRËS-Dega e ALUIZNI-t Durrës ka publikuar 2830 emrat e personave që mund të pajisen tashmë me lejet e legalizimit për ndërtesat e tyre. Në njoftimin e tij ALUIZNI sqaron qytetarët se cilat hapa duhet të ndërmarrin për të fituar dokumentat e pronës së tyre.

Por gjithashtu në këtë njoftim sqarohet edhe penaliteti për ata qytetarë që nuk përmbushin detyrimet. “Qytetarët e duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t DURRËS për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. Bëjmë me dije të gjithë qytetarët mbi lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit nr. 50, dt. 15/05/2014.