Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se më datë 20.07.2018, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 70 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Për kërkesat e mësipërme ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret ligjore.
Si rezultat, ato përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 70 kërkesa, është në vlerën 224.294.010,71 lekë.
Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Shteti i se drejtes eshte kryesori ne nje vend e ne shqiperi as qe ka filluar ajo pune.Ne Gazeta behet nami ne praktike Zero.Te legalizosh ato prona qe jane grabitur do te thote qe je bashkepunetor i krimit.Le qe kush nuk eshte ne shqiperi i tille?
Përgjigju