Legalizimet, AKKP u jep këstin
200 mijë euro pronarëve

TIRANE - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njoftoi se më datë 12 korrik ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë dhe të tretë, në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt është shpërndarë për 19 kërkesa (57% e tyre), të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 28.124.312,75 lekësh ose 200 mijë euro, të konvertuara në valutë të huaja. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara edhe se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të kësaj jave. Agjencia ka kohë që nuk jep asnjë fond në favor të ish-pronarëve të tjerë, duke dhënë vetëm për personat, prona e të cilëve është zënë nga ndërtime pa leje.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë